Topi: Rama dhe Berisha të rikompozojnë me urgjencë KQZ-në
Fier- Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi ka bërë thirrje sot dy liderëve kryesorë në vend të rikompozojnë Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve me urgjencë.
Gjatë prezantimit të kandidatëve të FRD-së për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit, Topi akuzoi Ramën dhe Berishën se e kanë kthyer vendin në pazar.
Akuzoj Berishën dhe Ramën e kanë kthyer në pazare vendin. Parlamenti është në dispozicion të Berishës. Qeveri e korruptuar, pushtet vendor me 2 koka, një i PS dhe një i PD. Administratat lëvizin në të gjitha mitingjet e Berishës. Kemi në krye të vendit një komunist, ka thënë Topi.
Kreu i FRD-së ka bërë thirrje disa herë që Rama mos tja varë ujkut mëlçitë në qafë, siç është shprehur ai për situatën e krijuar në KQZ.