E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Me 8 dhjetor u hap rruga e shpreses

Fatjona Mejdini

Shqiptaret sot po festojne ditelindjen e lirive dhe te drejtave te mohuara. Keto ishin fjalet e para te kryeministrit, njekohesisht kryetarit te Partise Demokratike, Sali Berisha, perpara qindra-mijera qytetareve shqiptare, te cilet kishin ardhur per te festuar ne sheshin "Skenderbej" 8 dhjetorin. "Po festojme se bashku 8 dhjetorin, ditelindjen e lirive dhe te drejtave te mohuara, dinjitetit njerezor te munguar per ne, per mbare shqiptaret qe do te vinin ne dhjetorin e vitit '90, si qeniet njerezore me te shtypura, me te mjera, me te izoluarat, me te shkreta te kontinentit", theksoi Berisha. Sipas tij, 19 vite me pare Shqiperia e bllokmeneve mizore, numeronte burgjeve te burgosur, te internuar, te pushkatuar, me shume se te gjitha vendet ish-komuniste te Bashkimit Sovjetik te marra se bashku. Ishte pikerisht kjo kohe kur studentet e Universitetit te Tiranes, me ne krye Azem Hajdarin, ata qe sipas Berishes, paten kurajen mbinjerezore te hapnin dyert e mbyllura te lirise, per vete dhe te gjithe shqiptaret. "Nder perjete Azem Hajdarit, studenteve dhe studenteve liberatore, engjejve te demokracise, djemve dhe vajzave, burrave dhe grave qe shemben 19 vite me pare "murin e Berlinit" ne Tirane, shpartalluan bllokun bunker dhe sollen lirine per shqiptaret", deklaroi Berisha, duke thirrur edhe "Azem, ti je gjalle". Nisur nga keto perpjekje per liri, kreu i mazhorances theksoi se mbrojtesit e lirise dhe demokracise sot ne vend, jane me te shumte se kurre. Po keshtu, Berisha theksoi se ne permbushje te idealeve te dhjetorit, sot Shqiperia eshte me afer se kurre prane Evropes. "8 dhjetori eshte dita e marshit te lirise sone drejt Evropes, drejt anetaresimit te plote ne BE, drejt fluturimit tone pa viza ne hapesiren e pafundme evropiane. Ne pasi u rikthyem ne pushtet shembem murin e krimit dhe te korrupsionit, zhbllokuam integrimin e Shqiperise ne Evrope, firmosem Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit, pranimin e kerkeses sone per anetaresim ne BE", theksoi Berisha. Por kryetari i mazhorances theksoi se kete rruge te re, ne te cilen Shqiperia po ecen me shpejtesi, nuk mund ta pengoje askush. "Hedhurinat e te shkuares, te bllokmeneve te rinj, s'do mund te ndalin kurre vrapin tone drejt te ardhmes qe meritojme. Me lejoni qe te them se, me plehrat e bllokut te djeshem, me kockat e mafies do te tentojne te na pengojne, ju jap garancine tone te plote dhe totale, se mafies do t'i tregojme ligjin, me te gjithe rreptesine e tij, kurse plehrave te bllokut, do t'i tregojme koshin e historise qe meritojne", vuri theksin Berisha. Ai i beri thirrje te gjithe shqiptareve te bashkuar, te vrapojne drejt nje te ardhme qe te gjithe ata e meritojne. Sipas Berishes, e ardhmja e Shqiperise eshte vetem Evropa.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›