E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selami: Momentet me progresive ne 100 vjet

Ajo qe filloi dikur si levizje studentore u shnderrua ne nje levizje popullore ne Shqiperi. Si i kujtoni ju ato momente?

Patjeter qe jane nje nga momentet me emocionuese te jetes sime personale, por mbi te gjitha do te thosha qe jane edhe momentet me progresive te historise mbase 100-vjecare te Shqiperise. Jo vetem sepse ishte fillimi i fundit te diktatures komuniste, por ishte nje rikthim tek vlerat properendimore, te cilat kishin ne mendje, mendjet e rilindesve kur projektuan shtetin e ri shqiptar ne fund te shekullit te XIX. Ne kete aspekt une mendoj qe kjo ngjarje do te mbahet mend, si nje nga ngjarjet me progresive ne historine e Shqiperise.

Pas 20 vjetesh, idealet e demokracise si jane zbatuar ne praktike ne Shqiperi? A ka pasur zbatim real?

Pavaresisht nga acarimet, nga skepticizmi, Shqiperia ka ecur ne nje rruge te drejte, pavaresisht disa incidenteve qe mund te ishin evituar. Por kuptohet qe akoma eshte nje rruge qe nuk eshte perfunduar, drejtimi eshte i duhur. Mendoj se Shqiperia do t'i bashkohet shume shpejt familjes evropiane.

Demokracia funksionon sipas nje sistemi rregullator. Desha ta lidh me gjendjen aktuale te krizes politike midis dy partive kryesore. Si e shikoni kete acarim?

Eshte nje shqetesim i drejte. Me te drejte thuhet qe demokracia nuk eshte forma me e lehte, por forma me e mire e qeverisjes, kerkon me shume impenjim dhe kerkon me shume strukturim te saj. Shteti ligjor ne menyre te padiskutueshme ka nevoje per zbatimin e ligjeve. Kur acarohet politika, kur acarohet jeta politike ne Shqiperi, kuptohet ne menyre te drejtperdrejt, qe minimizon edhe arritjet e demokracise. Eshte per t'u theksuar, se ne demokraci ka vend per poziten dhe per opoziten. Ne kete rast, klasa politike shqiptare duhet te mbaje parasysh kete gje, qe ka nevoje per te dyja palet, ka nevoje per nje bashkepunim te vazhdueshem.

Ju keni qene nje protagonist i atyre ngjarjeve. Tani jeni nje vezhgues i kujdesshem. A shikoni ju optimizem per nje te ardhme te afert, per ecurine e Shqiperise ne integrimin evropian?

Une e kam thene, optimizmi im eshte i vazhdueshem. Pavaresisht nga keto situata, qe jane per te ardhur keq se une shpesh jam ketu kur ka me teper kriza, une perseri jam optimist, ne te ardhmen e afert dhe ne te ardhmen e larget te Shqiperise. Klasa politike shqiptare e ka pjekurine e duhur, edhe ne momente te cilat duken me te erreta, momente te cilet jane me konfrontuese, perseri mendoj se do te gjendet gjuha e perbashket pasi kjo eshte sfida e perbashket e gjithe shqiptareve.

Me shkurtime nga "VOA"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›