E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri: 8 dhjetori, feste kombetare e shqiptareve

Kryeministri Berisha e shpalli dje nga sheshi "Skenderbej" 8 dhjetorin, si feste kombetare te te gjithe shqiptareve. "Jemi sot ketu per t'u zotuar se lirine do te kemi me te cmuaren, se ne se bashku me lirine dhe vlerat e saj, do te ndertojme Shqiperine e idealeve te dhjetorit, Shqiperine e vlerave te medha, Shqiperine e burrave dhe grave, te rinjve dinjitoze, Shqiperine e familjes shqiptare, Shqiperine Evropiane. Ndaj dhe se bashku le ta shpallim nga ky shesh, 8 dhjetorin festen tone kombetare", theksoi Berisha. Ne kete menyre pritet qe te zyrtarizohet edhe nga qeveria ne ditet ne vijim, shpallja si feste zyrtare e dites se rinise dhe pluralizmit. Sipas Berishes, kjo feste e madhe ka vlere, sepse i gjen shqiptaret me te bashkuar se kurre me pare dhe me te sigurt, ne rrugen e tyre drejt Evropes. Pergjate fjales se tij, kryeministri nuk harroi te pershendese ne menyre te herepashershme te gjithe ata studente dhe pedagoge, qe sipas tij, paten kurajen e jashtezakonshme per te shembur nje sistem terrori, i cili nga egersia nuk i ngjante asnje sistemi tjeter ne bote.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›