Rama Fitorja e opozites fakt i kryer
Kryetari i opozites Edi Rama ka deklaruar se fitorja e se majtes ne zgjedhjet lokale te 8 majit eshte tashme nje fakt i kryer.
Duke folur ne nje interviste per VOA Rama eshte shprehur se humbja e PS eshte e mundur vetem nese perseritet 28 qershori.
Jemi te bindur per fitoren. PS i ka fituar zgjedhjet e tete majit vetem nese nuk ndodh ndonje deformim i votes ka deklaruar Rama. Kryetari i Bashkise se Tiranes i cili garon per mandatin e katert ne krye te ketij institucioni ka nenvizuar se bindja e tij bazohet te keqqeverisja e mazhorances.
Kudo ku Saliu ka qeverisur pushtetin vendor kemi nje katrahure sociale dhe ekonomike. Ndersa programet tona jane garanci per nje zhvillim ka theksuar ai.
Fushata ne TiranePremtimet elektorale te opozites kane marre nje konfirmim paraprak te permbushjes se tyre si nje mesazh simbolik ndaj elektoratit ndaj te cilit kerkohet besimi. 385 apartamente sociale ne Shkoze ne te cilat do te vendosen 385 familje te pastreha dhe ku katet e para do te sherbejne per sipermarrje biznesi jane pjesa e pare e perpjekjes se Bashkise se Tiranes per te lehtesuar shtresat ne nevoje. Kreu i saj kandidat per here te katert ne kete njesi administrative ka qene dje ne periferine e Tiranes ku ka bere perurimin e rastit i cili vjen pak dite para nga dita e zgjedhjeve. Ky eshte modeli i zhvillimit te politikes sone te strehimit eshte nje model europian e shihni te gjithe se nuk asgje te bere me pare ne fushen e strehimit eshte nje model i integruar qe ka brenda nje sere komponentesh te domosdoshem per te pasur nje politike strehimi integrues u shpreh Rama. Ai ka nenvizuar faktin se puna per ndertimin e tyre dhe permbushjen e premtimit te Bashkise eshte bllokuar nga Keshilli Bashkiak i Tiranes i dominuar nga shumica.
ElbasanNderkohe po dje Rama ka permbyllur fushaten ne Elbasan ku ka bere thirrje per te votuar me 8 maj alternativen e majte. Pasi vleresoi punen e kandidatit Sejdini Rama theksoi se vota e qytetareve me 8 maj eshte fuqia e se ardhmes dhe se rruga e Saliut eshte rruga qorre e kusarise e matrapazllekut dhe e shitblerjes se vete personalitetit njerezor gje qe Elbasani nuk mund ta pranoje duke refuzuar Saliun e Tiranes dhe Saliun e Elbasanit. Rama shpalosi program e tij i cili me shume i ngjan nje programi qeverie sesa nje programi per pushtetin vendor ku premton hapjen e 300 mije vendeve pune lehtesira fiskale per biznesin prodhues kreditim per bizneset e vogla administrate publike transparente heqja e taksave per kategorite ne nevoje pergjysmimin e TVSH-se per ushqimin baze dhe TVSH zero per ilacet e te tjera. Ky eshte pakti yne qytetar i cili mbyllet me angazhimin solemn qe te gjithe se bashku te ndertojme nje plan te zhvilluar urban ekonomik e social ne cdo njesi vendore e qark duke i dhene fund kaosit dhe duke zgjidhur ceshtjen e pronesise mbi token. Pakti yne qytetar eshte nje dokument i cili eshte shkruar e bazuar ne arritjet tona bazuar ne eksperiencen pozitive qe ne kemi krijuar duke qeverisur me sukses ne njesite ku qytetaret na kane besuar me vote per ta ndryshuar Shqiperine per ta kthyer ate ne vendin qe te misheroje amanetin e te pareve e te gjithe atyre qe u sakrifikuan per te per vendin qe ua kemi borxh te rinjve tane ka cituar kreu i opozites. Ne fund te fjalimit Rama eshte shprehur se vota e qytetareve ka nje vlere te jashtezakonshme dhe se ata nuk duhet te harrojne asnjehere se vota eshte fuqia magjike e demokracise dhe se me 8 Maj ata duhet te kene nje vote per ti thene Salit kurre me dhe se qytetaret elbasanas duhet te votoje per Sejdinin per te ecur perpara me ritme edhe me te larta ne rrugen e Sejdinit nje rruge qe do ta hapin se bashku.