Berisha Me kete rruge ne kemi shtruar themelet e fitores se zgjedhjeve ne 2013
Pritet shiriti i segmentit më të gjatë të supërstradës Levan-Tepelenë. Levan Damës është i gjatë 38 km, gjerësia e tij është 10 .5 m, kurse vlera është 42 milion euro. Ky segment i sapo inauguruar është pjesë e mbi dhjetë mijë km rrugë të ndërtuara në mbarë vendin, të cilat sikundër u shpreh kryeministri Berisha janë një garanci kryesore për një mandat të tretë të sigurt në zgjedhjet e vitit 2013 të forcës politike që kryeson.
“Me këtë rrugë ne kemi shtruar themelet e fitores së zgjedhjeve në 2013. Mendoj se për turizmin shqiptar për qytetarët shqiptar ky është shërbimi më i madh që mund të bënim atyre. Jemi të angazhuar për ndërtimin e një rrjeti rrugor model dhe kjo rrugë është një mundësi për një Shqipëri moderne”, vuri në dukje, Kryeministri Berisha. Kryeministri u solli në vëmendje banorëve të tre qarqevë që përshkohen nga supërstrada Levan-Tepelenë, segmenti i dytë i së cilës Damës-Memaliaj inaugurohet në vjeshtë, se opozita ishte ajo që nuk votoi financimin e rrugës. Qëllimi kryesor i kryesocialistit Rama –sipas kryeministrit Berisha ishte që shiriti i përfundimit të superstradës të mos pritej para zgjedhjeve të ardhshme. Por para 2013-ës do të priten dhe shumë shirita të tjera-theksoi kreu i qeverisë Binjakë të pandarë i ka konsideruar kryeministri rrugët moderne me punësimin, kur ka theksuar këtë si qëllimin kryesor të qeverisë së tij. Zoti Berisha tha se opozita nuk duhet të çuditet kur Komisioni Europian konfirmon se Shqipqëia është i vetmi vend në të cilin papunësia u ul progresivisht dhe arsye për këtë ulje të papunëse dhe për hapjen e vendeve të reja të punës në ta ardhmen janë të shumta, siç do të vinte në dukje shefi i qeverisë. Supërstrada Levan-Tepelënë, pjesë e korridorit veri-jug, gjatësia e së cilës shkon në 70 km, kalon në Fier, Vlorë dhe Gjirokastër. Ajo shkurton distancën me 1 orë dhe shpejtësia e lëvizjes varion nga 80-100 km/h. Në gjatësinë e saj janë ndërtuar 15 ura dhe 35 vepra të tjera hidraulike. Nga 2005 deri sot në këto tre qarqe janë investuar mbi 1.8 miliard euro.