E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani, ndalohen dy shqiptarë, donin të hynin me dokumenta false

Policia britanike ka ndaluar dy shqiptarë të cilët kërkonin të hynin me dokumenta të falsifikuara në Mbretërinë e Bashkuar.
 

Dy shqiptarët, emigrantë të paligjshëm janë penguar të hyjnë në Britani pasi u ndaluan nga oficerët e Forcave Kufitare në aeroportin e Newcastle.
 

Dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i mundur kanë udhëtuar nga Malta drejt Britanisë ku gjatë kontrollit nga oficerët e kufirit u zbuluan se ata kishin udhëtuar me karta identiteti të rreme italiane.
 

Mësohet se dy shqiptarët janë kthyer në Maltë ndërsa linja Ajrore mund të marrë gjobë nëse vërtetohet se nuk ka kryer kontrollet e duhura mbi pasagjerët.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›