Shkoder babai vrau te bijen e kundershtoi per kullotjen e bagetive

Në fshatin "Arrë" të komunës Temal të Shkodrës, shtetasi Mirash Bregu, 45 vjeç, i dënuar dy herë më parë për "vrasje", ka vrarë me armë zjarri, vajzën e tij Marjana Bregu, 14 vjeçe e më pas ka vrarë dhe veten. Sipas hetimeve rezulton, se Mirash Bregu pasi ka kryer këtë vrasje të ketë njoftuar vëllain e tij "kam vrarë vajzën, tash po vras dhe veten". Edhe pse nuk është saktësuar mësohet se konflikti ka nisur pas një debati për kullotjen e bagëtive. Vajza nuk ka pranuar t’i kullos ato dhe në kushtet e një nervoziteti të pakontrolluar babai e vret. 45-vjeçari Bregu, që sipas policisë ishte dënuar më herët për vrasje, ndodhej në fshatin e lindjes në Arrë të Dukagjinit me tre fëmijët e tij, për të veruar bagëtitë. Sipas dëshmive, familja jetonte në Bardhaj, në periferi të Shkodrës prej tre vjetësh, por në verë ata ktheheshin në Dukagjin për të veruar bagëtitë dhe kryer punë në tokën që kishin atje. Sipas të dhënave të policisë, vajza e mërzitur nga qëndrimi në fshatin Arrë ka kërkuar të kthehet tek familja në fshatin Bardhaj, por kjo është kundërshtuar nga i 45 vjeçari, i cili me vete mbante edhe një armë zjarri automatik pa leje. Mësohet se vajza ka tentuar të largohet me vrap, por duke iu prerë rruga në mes. Ajo vritet nga i ati i cili më pas do t’i telefonte të vëllait për atë që kishte bërë. Policia në vend ngjarje ka gjetur të vrarë 14 vjeçaren me një plumb në kokë dhe 45 vjeçarin në gishtat e të cilit kishte shenja baruti çka edhe vërteton mbi krimin e rëndë.