Berisha: Me opoziten po finalizojme reformen zgjedhore
Pavaresisht qendrimeve te meparshme bllokuese te opozites, tani mazhoranca po punon me opoziten per te realizuar ne menyre konsensuale reformat e lena ne mes, pasi PS i ka dhene fund bojkotit ne Parlament. Keshtu i eshte pergjigjur dje kryeministri Berisha interesit te anetareve te Keshillit te Europes, te cilet kerkuan te dinin me shume per zhvillimet politike ne Shqiperi dhe per qendrimin e mazhorances ndaj reagimeve te opozites. Duke sqaruar te gjithe anetaret e KiE, kryeministri Berisha eshte shprehur se problemet e brendshme po marrin zgjidhje dhe se opozita po bashkepunon per realizmin e tyre. "Opozita nuk ka qene me pare ne Parlament. Eshte e vertete qe pas zgjedhjeve te 2009-s, opozita miratoi nje bojkot, per shkak te rezultateve te zgjedhjeve edhe pse vezhguesit nderkombetare permbushen pjesen me te madhe te standardeve, u desh nje fare kohe qe opozita shqiptare te kthehet ne opozite proeuropiane. Problemi eshte se lideri i opozites mendoi se duke bllokuar qeverine mund te fitonte kapital politik. Rezoluta e miratuar ketu ishte shume ndihmuese. Tashme opozita eshte ne Parlament dhe ne po finalizojme reformen zgjedhore me shpirt konsensual. Reformat filluan ne dhjetor dhe deri ne keto kohe kemi miratuar vetem amendamentet e miratuara nga opozita", - deklaroi Berisha. Duke u ndalur tek procesi i integrimit, kreu i qeverise shqiptare eshte shprehur se ai eshte projekti me madhor i shqiptareve. "Shqiperia eshte e angazhuar ne procesin e integrimit te saj ne BE si projekti me i mire per te ardhmen e saj e te qytetareve shqiptare. Ne e kemi konsideruar e do vijojme ta konsiderojme kete si nje proces te bazuar teresisht mbi merite. Disa probleme te brendshme e ngadalesuan ate per ca kohe, por me se fundi keto probleme po marrin zgjidhjen e tyre dhe vendi do te ece ne menyre te pandalshme drejt BE-se", - u shpreh kryeministri.