E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne shtepine time Nga prof. Dr. Sali Berisha



Njezet vjet me pare, me 6 maj te vitit 1992, ne viziten e pare jashte vendit si President i pare i Shqiperise se sapodale nga diktatura me e eger qe Evropa kishte njohur pas luftes se dyte boterore, une paraqita perpara kesaj Asambleje te nderuar, vullnetin e qeverise e popullit tim per anetaresimin e Shqiperise ne Keshillin e Evropes. Kjo enderr, te cilen shqiptaret e kishin mbrujtur per dekada te tera, ne maj te vitit 1995 do shnderrohej ne realitet; Shqiperia do te anetaresohej ne Keshillin e Evropes.

Ne kete salle, une ndihem si ne shtepi, sepse per vite me radhe, si lider i opozites shqiptare kam pasur nderin, te dashur miq e kolege, te ndaj me ju, si anetar i kesaj Asambleje, caste dhe veprimtari nder me te bukurat e me te rendesishmet e jetes sime politike. Por sot eshte nje moment i vecante, historik per mua, kombin tim dhe Keshillin e Evropes. Sot jam ketu si Kryeminister i Shqiperise, njeres prej demokracive me te reja te Evropes, Kryetare e Komitetit te Ministrave te Keshillit te Evropes. Dhe per nje koincidence po kaq simbolike, Shqiperia e merr kete kryesi nga demokracia me e vjeter e Evropes, Britania e Madhe. Une gjej rastin te shpreh urimet me te perzemerta dhe vleresimin me te larte per suksesin e Presidences britanike. Kete vit, Shqiperia feston 100 vjetorin e pavaresise se saj. 100 vjet me pare, te shumta ishin perpjekjet qe shqiptaret te mos ekzistonin si nocion politik. Keto njeqind vite, ne, shqiptaret, kemi perjetuar copetime te medha, pushtime te egra, spastrime etnike dhe diktatura oruelliane. Por sot festojme 100 vjetorin e pavaresise se Shqiperise si nje komb i lire, si nje vend qe kryeson Komitetin e Ministrave te tempullit me te vjeter te demokracise europiane. Ky eshte diamanti ne kuroren e 100 vjetorit te pavaresise se vendit tim. Zoti e bekofte Keshillin e Evropes dhe vendet anetare te tij!

Shqiperia kryeson sot Komitetin e Ministrave te Keshillit te Evropes, kur vetem njezet e dy vite me pare ishte vendi i lirive e te drejtave te ndaluara me Kushtetute dhe i ateizmit te imponuar. Sot, Shqiperia eshte vendi i lirive e te drejtave te garantuara me Kushtetute, i respektit te plote te te drejtave njeriut e minoriteteve dhe i respektit e tolerances te shkelqyer nderfetare. Vendi qe perjetonte izolimin me te thelle, eshte sot anetar i NATO-s dhe kontribuon ne misionet e saj te paqes ne Afganistan e me gjere. Shqiptaret levizin sot pa viza ne Evrope. Vendi qe dy dekada me pare renditej pas Ugandes e Angoles si vendi me i varfer ne bote, sot hyn ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta. Shqiperia nuk eshte nje vend i zhvilluar, por ka tregues te njejte me vendet e zhvilluara persa i perket vdekshmerise foshnjore, vdekshmerise amtare e vdekshmerise ne teresi, ashtu edhe per sa i perket aksesit ne sistemin arsimor, ate shendetesor dhe perdorimin e internetit. Sipas regjistrimit te fundit, rezulton se shqiptaret, te cilet ne vitin 2001 kishin shtepi banimi me pak se c'kishte cdo komb tjeter ne Evrope ne vitin 1980, gjate dhjete viteve qe shkuan, kane arritur ne kete aspekt, nivelin e vendeve te zhvilluara. Madje kane tejkaluar 5 kombe anetare te Bashkimit Evropian dhe OECD-se. Ekonomia shqiptare, ndonese perballet me pasojat e krizes europiane e globale, ka ruajtur gjate ketyre viteve te fundit nje rritje te ndjeshme qe ne 5 vitet e fundit te marra se bashku arrin ne rreth 22 perqind ose kater here me e larte sesa rritja mesatare e rajonit. Shqiperia po nderton nje nga infrastrukturat me moderne ne rajon. Vitin e kaluar, vendi im mikpriti mbi 4 milione turiste e vizitore nga 300 mije qe kishte gjithsej ne vitin 2004. Shqiperia eshte e angazhuar ne procesin e integrimit te saj ne BE si projekti me i mire per te ardhmen e saj e te qytetareve shqiptare. Ne e kemi konsideruar e do vijojme ta konsiderojme kete si nje proces te bazuar teresisht mbi merite. Disa probleme te brendshme e ngadalesuan ate per ca kohe, por, me se fundi, keto probleme po marrin zgjidhjen e tyre dhe vendi do te ece ne menyre te pandalshme drejt BE-se. Keshilli i Evropes, Presidenca e Komitetit te Ministrave te Keshillit te Evropes ka dhene nje kontribut te madh ne zgjidhjen e ketyre problemeve dhe une jam shume mirenjohes. Ne kemi bere nje rruge te gjate dhe ende nje rruge e veshtire shtrihet para nesh. Por e verteta eshte se kjo eshte nje histori suksesi e lirise!

***

Ne udhetimin tone te veshtire, por te suksesshem ne keto dy dekada, ne ndertimin e idealeve te lirise ne vendin tim, demokracise e shtetit ligjor, shoqerise se hapur, te respektimit te te drejtave te njeriut dhe minoriteteve, ne kemi gjithmone pasur ndihmen shume te cmuar te partnerit tone te shkelqyer, Keshillit te Evropes dhe institucioneve te tij dhe une shfrytezoj rastin t'i shpreh mirenjohjen time me te thelle.

*Nga fjala e mbajtur dje ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Europes

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›