Vasili Gabimet mund ti kushtojne vendin e punes mjekeve

Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka paralajmëruar personelin shëndetësor se nëse nuk kanë komunikimin e duhur me pacientin dhe nuk ndjekin protokollet klinike për të diagnostikuar të sëmurin, por e largojnë ate duke i sugjeruar të mjekohet diku tjetër qofte edhe jashtë vendit do të largohen nga puna.
Ministri i Shëndetësise Petrit Vasili e bëri këtë deklaratë gjatë një simpoziumi shkencor organizuar në ditën botërore të luftës kundër astmës, ku mjekët alergologë theksuan se megjithëse kjo sëmundje nuk mund të shërohet, me anë të trajtimeve periodike ajo mund të mbahet nën kontroll.
Rreth 300 milionë njerëz në të gjithë botën vuajnë nga astma bronkiale ndërkohë që në vendet e zhvilluara 1 në 4 fëmijë janë të prekur nga kjo sëmundje. Për këtë shtim të ndjeshëm të rasteve kryesisht është akuzuar ndotja e ajrit nga djegia e karburantit të makinave