Berisha Me viziten ne France u realizuan te gjitha objektivat

Duke folur ne mbledhjen e grupit te PD-se kryeministri Berisha theksoi se gjate takimit me homologun e tij francez mori mbeshtetjen e tij per procesin e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian duke e cilesuar viziten e tij ne France si mjaft te sukseshme ku u realizuan te gjitha objektivat. Ai gjithashtu theksoi se e ka njohur kryeministrin francez Fijon per bllokimin qe opozita i beri procesit duke mos miratuar ligjet me 3/5 me idene se mund te demtoje qeverine por faktikisht bllokoi marrjen e statusit si dhe me zhvillimet e fundit qe jane krijuar komisione dhe opozita po punon normalisht ne parlament. Kreu i qeverise ka theksuar se gjate takimeve ne France ka marre edhe vleresim te madh per modelin ekonomik dhe potencialet e shumta per investime te Shqiperise duke theksuar edhe garancine e marre per pjesemarrjen e kompanive franceze ne projektet e energjise se rinovueshme. Berisha u ndal gjithashtu edhe ne suksesin e Kongresit te PPE qe Sarkozi e deklaroi si rithemelues te Europes pasi ai parapriu samitin e Brukselit ku u vendos dhe firmosja e qeverive te zones euro te nje traktati te ri qe perben bazat e financave te ketij shekulli per BE vendet anetare dhe te gjithe ata qe aspirojne ne BE. Kryeministri theksoi me tej se pritja ishte e ngrohte dhe miqesore ndaj asaj ekspozeje qe ai beri per suksesin e Shqiperise bazuar ne zbatimin rigoroz te politikave dhe parimeve vlerave qe ndajne partite e qendres se djathte taksat e uleta qeveria e vogel qendrimi liberal ndaj ekonomise privatizimi te cilet moren vleresim shume te madh.