Bregu Axhende e re ne janar per integrimin

Miratohet me konsensus plani i veprimit per plotesimin e rekomandimeve per integrimin e vendit ne Bashkimin Europian nderkohe qe ne janar eshte njoftuar zbatimi i axhendes se re.
Shumica dhe opozita ne komisionin e integrimit kane votuar pro draftit te ri hartimi i te cilit pritet te perfundoje ne janar.
Nderkohe ambasadori i BE-se ne Tirane Ettore Sequi i cili ndoqi punimet e komisionit te integrimit ka theksuar se diskutimet e sotme jane tregues i perspektives europiane.
Shpreh kenaqesine e BE per bashkepunimin PS-PD per 12 rekomandimet. Diskutimet ne Komisioni i Integrimit me inkurajojne per perspektiven e Shqiperise per ne Bashkimin Europian ka theksuar Sequi.
Me heret Ministrja e Integrimit Majlinda duke raportuar ne komision ne lidhje me zbatimin e 12 prioriteteve ka theksuar se ne grupin e punes qe do te merret me draftin nuk do te shmanget as komisioni i integrimit dhe as ministria perkatese ndersa shtoi se ne kete proces do te kete perfaqesues nga te gjitha institucionet si dhe nga shoqeria civile.
Sipas saj grupi i punes do shohe si po ecen zbatimi i rekomandimeve nderkohe qe do te kete edhe ndarje te masave qe do te zbatohen nga institucionet qeveritare.
6 rekomandime nga 12 te vendosura jane pergjegjesi direkt e ministrise qe une drejtoj. 5 nga prioritetet jane ligjet me 3/5 dhe kane te bejne me situaten politike ne vend u shpreh ministrja Bregu ndersa ka shtuar se duhet dakordesi politike ne hartimin e planit te veprimit
.
Nderkohe perfaqesuesit e PS-se ne komision kane deklaruar se rekomandimet nuk duhen ndare por duhet gjetur nje formule bashkepunuese per arritjen e objektivit marrjen e statusit kandidat. Kemi humbur shume kohe. Shume gjera na ndajne por na bashkon integrimi kane theksuar perfaqesuesit e PS-se.