E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e taksistit dosja e kater te arrestuarve ne gjykate

Hetimet kryeprokurori Gogaj Dosja do te zhvendoset ne varesi te hetimeve


Prokuroria e Elbasanit ka grumbulluar provat e mjaftueshme per 4 te arrestuarit si bashkepunetore ne vrasjen e taksistit. Kryeprokurori i Elbasanit Elvin Gogaj tha se ka firmosur flete-arrestet per 4 te rinjte qe dyshohen si bashkepunetore ne vrasjen e shoferit Fredi Talelli ne Bilisht.


Gogaj thote se kane qene metodat speciale te hetimit ne bashkepunim me policine qe kane sjelle zbulimin e kesaj ngjarjeje te rende qe perfshin tre zona. I fundit i arrestuar eshte K.Papleka 15 vjec lindur ne Tropoje dhe me banim ne Lezhe.


Ai do te duhet te pergjigjet per bashkepunim ne krim pasi ne shtepine e tij eshte gjetur arma e krimit me te cilen eshte qelluar mbi taksistin. Nderkohe mesohet se 19-vjecari Domeniko Kumria ishte i denuar me pare per plagosje te rende dhe kishte pak kohe qe kishte dale nga burgu pasi kishte perfituar ulje edhe si i mitur.


Provat


Prokuroria e Elbasanit ka grumbulluar brenda nje kohe te shkurter te gjitha provat qe perfshijne 4 te dyshuarit per bashkepunim ne vrasje. Keshtu me arrestimin e 19-vjecarit Kumria policia ka administruar celularin e viktimes qe ky i fundit e mbante me vete. Pas pyetjes se dy adoleshenteve korcare eshte arritur ne bashkepunetorin e katert ne krim.


Ai eshte K.Papleka 15 vjec ne shtepine e te cilit u gjet edhe arma tip kallashnikov dhe brenda nje kohe te shkurter u gjeten edhe targat e mjetit tip Benz me targe DV 203 A dhe nje portotarge.


Gogaj konfirmoi se prokuroria ka grumbulluar provat e mjaftueshme per perfshirjen e 4 te arrestuarve ne krim. Dje prokuroria ka depozituar ne gjykate dosjen ne ngarkim te tyre.


Sipas Gogajt ekzistojne prova te drejtperdrejta dhe te pakundershtueshme per te kerkuar masen e arrestit burg pa afat per te arrestuarit. Sipas tij mbi vazhdimin ose jo te ceshtjes ne organet e hetimit dhe gjyqesorin e Elbasanit do te vendose hetimi.


Ai tha se provat materiale jane ne Elbasan dhe disponohen nga ky organ por me pas do te vendoset nese dosja do te procedohet ne Elbasan apo ne Korce dhe me shume mundesi prane Krimeve te Renda ne Tirane. Brenda 48 oreve 4 te arrestuarit do te paraqiten para trupit gjukues ne Elbasan per masen e arrestit


Vrasja me nje plumb ne gjoks


Nga dokumentimi ne dosje thuhet se 3 te rinjte i kane kerkuar taksistit Fredi Talelli baba i dy femijeve qe ti merrte nga Devolli deri ne Bilisht.


Ne nje moment nje prej te rinjve i ka kerkuar shoferit te ndaloje makinen pasi kishte per te kryer nevoja personale. Ne kete moment tjetri ka nxjerre kallashnikovin dhe i ka kerkuar shoferit te zbrese.


Ne nje debat qe ka zgjatur pak sekonda Xhacka e ka qelluar me nje plumb ne gjoks. Me pas te rinjte kane marre makinen dhe e kane braktisur trupin ne fshatin Korite ku edhe i kane marre sendet personale.


Me mjetin e grabitur kane nisur udhetimin dhe te pajisur edhe me targat false i kane nderruar ato duke vazhduar me targat gjermane por pa hequr pullat e taksave shqiptare ne xham.


Kane qene pikerisht keto qe kane vene ne dyshim pronarin qe do te blente mjetin i cili fillimisht ka kerkuar nje dokument nga origjina e mjetit dhe me pas nje deklarate noteriale. Nderkohe lajmet per zhdukjen e shoferit po merrnin permasa dhe kjo ka bere qe te rinjte te nxitojne te zhdukin mjetin duke e hedhur ne uje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›