Berisha-Mediu, 3 ore koke me koke
Fatjona Mejdini
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka diskutuar paraditen e djeshme me shume se tre ore koke me koke me Kryeministrin Sali Berisha ne zyren e kreut te ekzekutivit, ne Kryeministri. Vetem nje dite pas doreheqjes se tij publike, kreu i republikaneve ka ndare me Kryeministrin Berisha qendrimet e tij ne lidhje me zevendesuesin e tij ne krye te Ministrise se Mbrojtjes dhe ceshtje te tjera qe lidhem me fatin e fteses qe Shqiperia pret te marre nga NATO ne fillim te muajit tjeter, ne Samitin e Bukureshtit. Burimet bejne te ditur se ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i ka kerkuar kreut te qeverise qe, deri ne mbajtjen e Samitit te Bukureshtit mos te beje levizje ne kabinetin qeveritar, por te emeroje provizorisht nje nga zv/ministrat e Mbrojtjes, Petrit Karabinen ose Zana Xhuken ne krye te ministrise. Kreu i republikaneve e ka motivuar kete kerkese me faktin qe nuk do te ishte pozitive ne syte e nderkombetareve levizjet e ministrave ne kabinet pak dite para mbajtjes se Samitit te Bukureshtit, ku Shqiperia pret te marre ftesen e anetaresimit ne NATO. Burimet bejne te ditur se pjesa tjeter e bisedes mes Mediut dhe Berishes eshte perqendruar ne perpjekjet e fundit qe duhet te bej Shqiperia per te marre ftesen ne samitin e NATO-s qe do te mbahet ne Rumani, me 2-4 prill. Po keshtu, nje pjese te bisedes e ka zene edhe tragjedia e ndodhur pese dite me pare ne Gerdec te Vores, ku Kryeministri Berisha dhe kreu i republikaneve, Fatmir Mediu, kane diskutuar per masat qe do te merren ne kapercimin e tragjedise. Nje takim te shkurter per tragjedine e Gerdecit, Fatmir Mediu e ka zhvilluar dje ne Kryeministri edhe me zv/kryeministrin, Gazmed Oketa, i cili eshte edhe kryetari i Komisionit te Emergjences Civile. Ne kete takim, Mediu dhe Oketa kane diskutuar per menyrat qe qeveria do te perdorte per ta kthyer sa me shpejt ne normalitet fshatin e Gerdecit, ne afersi Vores. Burime nga Partia Republikane bejne te ditur se republikanet ende nuk e kane vendosur se kush do te zevendesoje Fatmir Mediun ne kabinetin qeveritar. Behet e ditur se perfaqesuesit e larte te PR-se kerkojne qe me pare te normalizohet gjendja ne Gerdec dhe pas Samitit te Bukureshtit te paraqitet edhe kandidatura e zevendesuesit te Mediut ne kabinet. Burimet bejne te ditur se ashtu si edhe me pare, PR do te kerkoj te perfaqesohet ne qeveri me 1 minister dhe 2 zevendesministra, ne perputhje keshtu me marreveshjen e nenshkruar mes PD-se dhe PR-se ne vitin 2005.
Mediu, kafe me Oketen dhe Alibalin
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nenkryetari i Partise Republikane, Neritan Alibali dhe zevendeskryeministri Gazmend Oketa kane diskutuar dje ne nje nga baret ne afersi te Kryeministrise perreth nje ore. Keshtu, pas oreve te gjata te diskutimit koke me koke me Kryeministrin Berisha, kreu i republikaneve, Fatmir Mediu, ka preferuar te konsumoj nje kafe ne ambiente e jashtme te Kryeministrise nen shoqerine e zv/kryeministrit Oketa dhe nenkryetarit te PR-se, Neritan Alibalit.