E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, vizite familjeve te viktimave te Gerdecit

Kryeministri Berisha vizitoi dje pasdite disa familje te viktimave te tragjedise se ndodhur Gerdec, familjen Durda, familjen Kruja dhe familjen e oficerit te xhenios Besnik Canga. Kryeministri Berisha u shprehu familjareve ngushellimet me te sinqerta dhe i siguroi ata se do te kene mbeshtetjen dhe perkrahjen e shtetit dhe te autoriteteve lokale dhe se shtepite dhe pasurite e tyre do te rindertohen. "Kam ardhur te shpreh ngushellimet e mia me te thella, te ndaj dhimbjen me ju. Ne nuk mund te kompensojme humbjen e njerezve tuaj, por per te gjitha aspektet e tjera, qeveria do te beje cdo gje qe familjet tuaja te kapercejne kete situate", u shpreh Kryeministri. Kam biseduar me kryetarin e Bashkise dhe ne do te marrim cdo mase dhe cdo ndihme qe u nevojitet, per t'ju lehtesuar dhimbjen, per shkak te mungeses se njeriut tuaj te dashur. Pjesetaret e familjes Kruja falenderuan Kryeministrin Berisha per angazhimin e plote te tij dhe te qeverise, te bashkise se Vores, te forcave te ushtrise dhe strukturave te tjera shteterore ne perballimin dhe lehtesimin e fatkeqesise se tyre. Kryeministri premtoi serish se qeveria do te beje cdo gje per te krijuar lehtesite maksimale per keto familje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›