E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko: "Doreheqja e Mediut, nje akt qytetar"

Ish-ministri i Mbrojtjes, deputeti i PS-se, Pandeli Majko, e vleresoi si gjest qytetar doreheqjen e dy diteve me pare te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ne kete menyre, duke komentuar nje vendim te tille nga Mediu, si pasoje e tragjedise se Gerdecit, ish-ministri socialist vuri ne dukje se "mendoj qe duhet respektuar. Ky eshte nje gjest qytetar, dhe jo sepse jam ne pozitat e nje ish-ministri, por sepse dhe kolege te tjere, me te cilet njihemi, jemi ndjere shume keq nga kjo tragjedi". Majko nenvizoi faktin se me katastrofen, me te cilen u perballen banoret e Gerdecit, "qeveria duhet te beje nje analize te detajuar per gjithe sa ka ndodhur ne tragjedine ne kete zone". Po dje, socialistet kerkuan lenien e imunitetit nga Mediu dhe Berisha.
O.XH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›