E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Meridorit Izraeli te shqyrtoje njohjen e Kosoves

Izraeli qeveria izraelite dhe kombi hebraik do tu jene perhere mirenjohes shqiptareve per kete gjest te jashtezakonshem ka theksuar zyrtari izraelit.

Me tej Meridor i shprehu kryeministrit Berisha pergezimet me te ngrohta per arritjet e medha te Shqiperise dhe qeverise shqiptare gjate kesaj periudhe duke e cilesuar ate ne shume aspekte nje shembull nga i cili mund te merret pervoje dhe te nxirren mesime. Kryeministri Berisha i rikonfirmoi zevendes kryeministrit Meridor vendosmerine e qeverise shqiptare per te bere cdo perpjekje per tu garantuar investitoreve izraelite klimen me te pershtatshme per biznes dhe investime.

Ne takim u diskutuan edhe zhvillimet ne rajon. Kryeministri Berisha i kerkoi zotit Meridor qe qeveria izraelite te marre ne konsiderate dosjen e Kosoves si nje kontribut i rendesishem ndaj rajonit duke theksuar se pavaresia e Kosoves tashme e certifikuar nga vendimi i GJND-se eshte dhe mbetet zgjidhja e vetme per paqe dhe stabilitet te qendrueshem ne rajon.

Kryeministri Berisha i shprehu zotit Meridor vleresimet per bisedimet qe qeveria izraelite dhe autoriteti i Palestines jane duke zhvilluar dhe uroi qe keto perpjekje te arrijne te cojne ne nje zgjidhje pasi zgjidhja e konfliktit ne lindjen e mesme eshte dhe mbetet faktori kyc per paqen dhe stabilitetin ne kete rajon dhe me gjere.

2010-10-06 1535

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›