Berisha, Messi e Ronaldo i Australisë

“Sulmuesi i Brisbane Roar është ekuivalent me Leo Messin apo Cristiano Ronaldon. Ai është ylli i A-League”, shkruan ueb faqja aussportsbetting.com.
Kjo fundjavë do të jetë vendimtare për sezonin e Berishës me shokë. Skuadra e tij, Brisbane gjendet në pozitën e dytë, me dy pikë më pak se kryesuesi Central Coast Mariners.
Nëse Roar shënon fitore ndaj Gold Coast United dhe Mariners dështojnë ta mposhtin Wellingtonin, atëherë sulmuesi kosovar me shokë do ta festojnë titullin e kampionit. Po ashtu ish futbollisti i Hamburgut dhe i Rosenborgut mund ta ketë një festë të dyfishtë nëse shënon gol, me ç’rast do të bëhej golashënuesi më i mirë në histori të A-League për një sezon.
Ditë më parë trajneri i Brisbane, Ange Postecoglou, e kishte konsideruar ish përfaqësuesin shqiptar si futbollistin më të mirë në Australi këtë sezon.