Berisha-Meta pse ndare ne fushate
Askush nuk mund te parashihte qe dy njerezit te cilet e kane kuptuar dhe pranuar se i prishin pune pushtetit te tyre me imazhin e tyre do te ishin Sali Berisha dhe Ilir Meta. Dicka e rende do te kete ndodhur ne koshiencen e tyre politike derisa kane arritur tu nenshtrohen keshillave te kompanive qe u kurojne fushaten per te mos u shfaqur askund bashke bile Metes askund ne foto dhe ekrane.
shte rasti klasik kur nje politikan ka frike perfundimisht nga portreti i tij. I trembet pasqyres ekranit posterave gjithckaje qe e identifikon ne publik. Sali Berisha ka shkuar dhe me tej. U trembet dhe atyre qe ka folur qe ka publikuar dhe qe ka perdorur deri para dy muajsh per jeten private te kundershtarit te tij.
Si nje dem i tredhur qe perpiqet te imitoje nje dem te gjalle por te parrezikshem ai po sillet rrotull Tiranes neper qytete te tjera te Shqiperise duke turfulluar qe askush nuk ia beson rrugen e tij paqesore. shte e pazakonte per nje fushate elektorale qe partia kryesore ne vend te pranoje publikisht se kryetari i saj i prish pune ne kryeqytet dhe ne opinion publik.
Edhe me e pazakonte eshte qe kete teze ta pranoje kreu i shumices dhe te sillet si nje nxenes i bindur. Kjo do te thote minimumi se ky njeri ka nje frike te madhe dhe nje makth nga humbja e mundshme e pushtetit.
Ndryshe nga sa ben si i forte dhe luftetar deri para dy muajsh ndryshe nga sa ben si rrugac lagjeje duke share me liber shtepie deri para dy muajsh kundershtarin e tij ndryshe nga sa ka bere si njeri qe i del zot puneve te veta dhe partise se vet ai eshte sot nje i veteposhteruar i madh i kesaj fushate nje malok qe qytetari Lulezim Basha i ka thene me rri larg po qe se me do te miren pasi nuk te do Tirana.
Me kete gjest i cili mes te tjerash e ben qesharak ai kam frike se ka fokusuar me shume ate per cfare Tirana dhe realisht shumica e shqiptareve nuk e pranojne dot ka ekspozuar para tyre hipokrizine mungesen e sinqeritetit dhe personalitetin e dyfishte.
Ai ka pranuar para qytetareve trukun si metode politike te tij dhe eshte duke na thene se po na genjen me cunake te ri te keqperdorur prej tij familjarisht here ne sallone e here ne bodrume here ne ekrane e here ne prapaskena here ne tendere nje miliard dollaresh e here ne pagesa nen dore here ne vrasje ne mes te bulevardit e here ne mbrojtje te te drejtave te njeriut.
Sali Berisha eshte i veteposhteruari i madh i kesaj fushate pasi eshte bindur ndoshta dhe gabimisht se mes humbjes se pushtetit dhe fshehjes se tij nga syte e njerezve si faktor qe con demokratet ne humbje ka zgjedhur fshehjen.
Pra ai ka pranuar se nuk eshte njeriu qe con PD ne fitore por eshte njeriu qe mban ne menyre te paligjshme kreun e saj dhe perdor figurina per te genjyer njerezit. Ky eshte nje veteposhterim i pashembullt per te cilin besoj se ka pak raste te ngjashme ne politiken boterore.
Ne te vertete aq vota sa ka PD dhe e djathta jane vota te tij. Me shpirt apo me gjysme zemre me ndershmeri apo me pak tinezari ato vota prodhohen ne emer te tij. Ne emer te poshterimit te tij sic po shkon kjo fushate prodhohen vetem barcaleta dhe forcohet fryma se ai ka vendosur te ike vete nga skena.
Shqetesimi i tij i madh per te mos i dale zot fushates se i prish pune Lulezim Bashes eshte ne te vertete fillimi i fundit te protagonizmit te tij ne politiken shqiptare. Fushata e vitit 2011 do te shenohet si fushata qe detyroi Sali Berishen ti fshihej popullit nga syte pasi e kuptoi qe e urrente.
Ne nje situate me ekstreme ka shkuar Ilir Meta. Ate e ka perjashtuar nga fushata jo vetem Partia Demokratike por dhe vete LSI. Ai nuk ka guxuar te nxjerre portretin as ne posterat e partise se tij. PD ia ka ndaluar jo vetem shfaqjen ne Tirane por dhe ne rrethe.
Berisha shkoi ne zemer te bastionit te tij ne orovode pa te ndersa ai duket se ben kujdes mos ta kapin as kamerat ne kete fushate. Imazhi i tij i ulur ne kolltuk me nje bllok ne dore dhe nje gisht qe ngjyhej me peshtyme per te kerkuar faqen tjeter duket se kane tronditur perfundimisht edhe qytetarin Ilir Meta i cili duket se eshte bindur se zevendeskryeministri Ilir Meta per popullin shqiptar eshte thjesht nje hajdut.
Pra nga menyra si po degradon fushata elektorale dhe mesazhet politike qe po percjell ajo ne jemi duke shenuar nje rekord boteror kur dy bashkekryetaret e koalicionit kane kaluar ne ilegalitet per te mos i pare populli me shprese se keshtu mund te shtyjne dhe pak ne pushtet.
Sali Berisha dhe Ilir Meta jane bindur perfundimisht se kryeministri i vendit dhe ish-zevendeskryeministri jane njerez qe urrehen nga populli shqiptar. Ne kete pike ia vlen ti quash perfaqesues se shumices ne vend. Shumica e shqiptareve beson vertete kete gje.