Niko Peleshi 120 projekte per Korcen

Niko Peleshi rikandidon per bashkine e Korces dhe kete here ka perballe prefektin Andrea Mano. Pas keter viteve qeverisje ai thote se ka nje bilanc pozitiv por nga ana tjeter ka ende edhe shume projekte qe jane gatri per tu vene ne zbatim. Peleshi shpjegon edhe ceshtjen e shume debatuar te masterplanit te qytetit te Korces.
Zoti Peleshi ju kandidoni per bashkine Korce perse duhet tju votojne ju dhe jo kandidatin tjeter cila eshte pika me e dobet e kundershtarit tuaj
Kandidati tjeter eshte nje miku im prej 30 vitesh. Fillimisht mendova se kjo miqesi do gjeneronte nje fushate qytetare pa sharje dhe shpifje por me debate publike te shumta dhe me alternativa e projekte. Sot ndjej keqardhje qe perballe po shoh nje kandidat qe nuk po e njoh. Ne 8 maj une do te fitoj edhe per te per ta ndihmuar te kuptoje se karriera dhe suksesi mund te ndertohet edhe pa shkelur mbi moralin dhe miqte.
Cili eshte plani juaj per te drejtuar bashkine kater vitet e ardhshme
Programi im per kater vitet ne vazhdim quhet 120 projekte per Korcen. Ai ka tre drejtime kryesore Programi yne per rigjenerimin e rrugeve dhe siperfaqeve te gjelbra do te vazhdoje me intensitet duke permbyllur me sukses rikonstruksionin e gjitha rrugeve e siperfaqeve te gjelbra ne qytet brenda ketij mandati.
Projekti ne vazhdim e siper per menaxhimin e mbetjeve urbane do te mundesoje kthimin e fushes se mbetjeve urbane ne nje park te gjelber dhe do ta zhvendose ate ne Maliq duke ndikuar ndjeshem ne krijimin e nje mjedisi gjithnje e me te paster. Perfundimi i rikonstruksionit te rrugeve dhe ndertimi i tre parqeve te reja do te ndihmoje gjithashtu per nje ajer me te paster.
Ne kete menyre do te permbushim qellimin tone per Korcen duke e kthyer ne qytetin me infrastrukturen me moderne ne Shqiperi. Pervec ketyre jane nje sere projektesh te tjera te cilat lidhen kryesisht me ceshtje sociale.
fare u premtoni biznesmeneve
Me biznesin do te vazhdojme te mbajme marredhenie te ngushta bashkepunimi. Ne nuk e shohim biznesin vetem si taksapagues por edhe si burimin kryesor te punesimit dhe motorin e zhvillimit ekonomik te qytetit. Programet dhe projektet e Bashkise kane nje impakt te drejtperdrejte ne permiresimin e shendetit te bizneseve tona. Modernizimi i infrastruktures shtimi i siperfaqeve te gjelbra festat dhe eventet e medha po e bejne qytetin jo vetem me te jetueshem por edhe me te vizitueshem.
Cila eshte politika juaj per taksat vendore
Reduktim i informalitetit duke rritur keshtu bazen e taksapaguesve dhe duke krijuar premisat per uljen e herepashershme te barres fiskale. Do te kete taksa te diferencuara per bizneset. Lehtesi fiskale per kategori te caktuara si te rinjte bizneset e turizmit artizanatit teknologjive te informacionit etj.
Si do te menaxhoni ceshtjen e plehrave te qytetit
Jemi ne mes te punes per ndertimin e nje fushe te re moderne prane Maliqit. Kjo na krijon kushtet per rehabilitimin dhe kthimin e fushes ekzistuese te mbetjeve urbane ne nje siperfaqe te gjelber. Sistemi i grumbullimit do te modernizohet duke filluar shume shpejt me riciklimin e mbetjeve fale projekti prej 20 mln euro te financuar nga Kf.
A mendoni se pushteti lokal i ka mjetet e duhura per te realizuar keto premtime
Shfrytezimi i alternativave te reja te financimit si huamarrja vendore ku Bashkia e Korces eshte pershendetur si e para ne Shqiperi per perdorimin me sukses te ketij instrumenti. Ndertimi i nje partneriteti te qendrueshem me qeverine gjermane Banken gjermane Kf Banken Europiane te Investimeve Banken e Keshillit te Evropes CEB si dhe nje rrjeti te tere organizatash dhe agjencish si USAID GTZ SNV UNICEF PNUD kane mundesuar zbatimin me sukses te nje sere projektesh qe nga rikonstruksioni i kanalizimeve shtrimi i rrugicave karakteristike me kalldrem rikonstruksioni i dhjetera hapesirave publike.
Mire administrimi i taksave modeste te qytetareve projektet e qarta dhe profesionale shfrytezimi i te gjithe instrumenteve te financimit pa qene i varur nga bujaria e qeverise e cila ka munguar pothuajse totalisht ne keto vitet e fundit per Bashkine e Korces. Une garantoj se keto premtime do te behen realitet se shpejti.
Si e cilesoni nivelin e kriminalitetit ne qytetin tuaj
Korca eshte e spikatur per qytetarine e vet dhe kjo reflektohet edhe ne respektimin e rendit publik. Per fat te keq ne kete fushate shoh elemente problematike per shoqerine te cilet po rinxirren ne skene nga politika. Ne do te vazhdojme te kerkojme publikisht distancimin e krahut tjeter nga ta sepse Korca nuk e meriton dhunimin e dinjitetit dhe te drejtes se cdo njeriu per te jetuar folur dhe votuar i qete e i pa kercenuar.
Cili eshte plani juaj per mbrojtjen e trashegimise kulturore dhe arkitekturore
Fale ndjeshmerise sone per trashegimine kulturore dhe historike te qytetit ne kemi hartuar ne keto vite nje sere rregullash dhe kriteresh te detyrueshme per tu zbatuar nga arkitektet dhe ndertuesit. Ndertimet e reja ne qendren historike dhe ansamblin urbanistik tradicional kane respektuar karakterin e ndertimeve karakteristike.
Ne qender te qytetit nuk eshte lejuar asnje ndertim i ri por eshte iniciuar hartimi i nje masterplani mbi bazen e Konkursit Nderkombetar dhe pjesemarrjes se hapur te publikut. Meqenese eshte spekuluar shume ne kete fushate duke u mundur te krijohet gogoli i Masterplanit qe do te demtoje vlerat e tradites tone urbanistike e arkitekturore me duhet te bej me dije se procesi i ndertimit mbi bazen e planeve urbane dhe jo ne menyre kaotike si deri dje eshte e vetmja menyre per te shmangur gabimet dhe abuzimin.
Procesi i hartimit te nje Masterplani kalon ne disa filtra dhe ne fund vendimmarrja i takon qeverise. Ka shume debate dhe diskutime rreth masterplanit sot por te gjitha keto e ndihmojne procesin dhe nuk e demtojne ate . Sot ai eshte ne dispozicion te Shoqates Kombetare te Arkitekteve per te dhene edhe ata mendimin profesional para se te miratohet nga KRRT e me pas nga qeveria shqiptare.
Te deklarohesh sot kunder ketij procesi dhe te kerkosh te kthesh kohen kur ndertimet ne qender mbinin mbi lulishte apo ngriheshin pa plan ne stonature me zonen perreth do te thote te mos kuptosh se ku te kane futur keshilltaret te cilet me kete kohe i lidh interesi. Korca nuk eshte nje parcele interesash por shtepia jone e perbashket qe duhet ta mbrojme dhe zhvillojme ne menyre te qendrueshme.
Si do te mbroni karakteristikat e vecanta te qytetit tuaj
Krahas trashegimise arkitekturore e urbanistike Korca ka nje potencial vlerash artistike kulturore e historike. Serenatat tona Karnavalet e Korces gatimet tradicionale kopshtet plot lule te shtepive korcare festat familjare etj. jane disa karakteristika qe jane dallojne korcarin dhe Korcen. Kemi ndertuar programe te qarta tashme te konsoliduara per evokimin por edhe per pershtatjen e tyre me kulturen e pasuruar me vlera te reja bashkekohore.
fare plani do te kete bashkia juaj per te ndihmuar bizneset tradicionale te qytetit
Kemi hartuar nje sere lehtesish fiskale per bizneset e artizanatit. Ato sot regjistrohen me tarife zero dhe paguajne deri ne 30 me pak takse biznesi. Ne pazarin e restauruar do te stimulojme hapjen e bizneseve tradicionale dhe do te organizojme Panairin e Tradites per te promovuar produktet tradicionale duke ndihmuar keshtu bizneset e tradites.