Ku mbaron privatesia dhe ku fillon publikja
Duke folur ne nje media televizive kryeministri Berisha e ka konsideruar gabim serioz marrjen e tij me problemin personal te kryetarit te Partise Socialiste ne zgjedhjet vendore te vitit 2007.
Referenca ishte e qarte. Fjala ishte per foton e famshme nudo te Edi Rames qe u kap dhe u shumefishua atehere me entuziazmin e zbulimit te Amerikes ne mijera e mijera kopje per tua lene ne xhep si nje turp te zoterise pra te zotit Rama zgjedhesve shqiptare.
Nuk e harroj as sot shijen e neverise kur militante te ndryshem te PD-se nxirrnin nga xhepi kopje te asaj fotoje me ngjyra si per te te thene ja ku e kemi municionin. Kurse per disa votues te thjeshte qe kishin ndonje interes te castit me pushtetin mbajtja e fotos donte te thoshte jemi me ju. Dhe kjo ishte per te vene duart ne koke.
Perdorimi i saj ka qene vertete nje gabim i madh. Jo vetem ne driten e humbjes se PD-se ne Tirane dhe ne qytetet e tjera te medha qe u mbuluan masivisht me nudot e Rames. Por ka qene dhe do te ishte njemije here gabim edhe po te bente pune ajo foto pra edhe po te fitoje vota prej saj.
Me fjale te tjera me shume se gabim ai gjest ishte nje perzierje e injorances me mungese edukate dhe ligesi. Sa burra te shquar ne kete bote kane bere njehere apo me shume se njehere ne jete nje foto nudo per veten e tyre.
Nje reviste italiane pati botuar vite me pare nje koleksion gjate nje epidemie nudizmi qe pushtoi gadishullin Apenin pas fotografimit nudo nga paparacet te politikanit Pier Ferdinando Casini ne barken e tij. Koleksionin ne fjale e kryesonte vete Gianni Anjeli per tu mjaftuar me nje emer.
Merret me mend se sa e pavlere ishte ne planin e synimeve diskredituese te Berishes nje foto nudo e Rames qe ky me gjase e kishte shkrepur ne emigracion ne nje plazh te huaj kur nuk kishte asnje lidhje me politiken shqiptare ku do te perfshihej me vone.
Qendrimi i ri i Berishes nuk me tingellon si njohje e nje gabimi qe vjen nga nje reflektim i mirefillte i konsultuar dhe i korrigjuar pergjate kohes ne sjelljen e tij te perditshme politike. Po te ishte keshtu pra po te ishte nje reflektim i sinqerte qe nuk ka te beje thjesht me fushaten elektorale kryetari i PD-se njeheresh kryeminister do te duhej te merrte mbrapsht veprimet hakmarrese dhe fyese ndaj atyre individeve ne Partine Demokratike qe nuk kane pritur kater vjet per te njohur gabimin me fotot nudo te Rames apo gabimet e tjera te fushates se vitit 2007.
Besnik Mustafaj per shembull ka pas kerkuar me insistim nje analize serioze te defekteve dhe mangesive ne ato zgjedhje - kerkese qe nuk mori kurre pergjigje nese nuk konsiderojme pergjigje atmosferen menjanuese qe iu rezervua ne parti.
Nje vit me vone autori i ketyre radheve humbi ndjeshem besimin dhe madje edhe respektin e e kryeministrit Berisha meqenese ne emisionin Opinion te Blendi Fevziut refuzoi te perdorte ne debat me kundershtaret ceshtjen e fotove nudo te shefit te opozites.
Ky detaj vlen te permendet vetem per te treguar se Berisha nuk e kishte njohur si gabim dhunimin e privatesise se kundershtarit as kur ceshtja e fotove nudo i ishte kthyer ne bumerang. Germimin dhe marrjen me jeten private te kundershtarit Berisha e ka ndjekur si parimin me te parapelqyer te luftes se tij politike.
Gjate kater vjeteve qe nga viti 2007 e kendej ai jo vetem nuk ka nxjerre ndonje mesim nga gabimi me fotot nudo te Rames por ka ardhur duke dyfishuar e shumefishuar me karten e tij te dashur te privatesise. Me daten 26 nentor te vitit 2009 pas protestes se pare madheshtore te opozites per hapjen e kutive kemi nje nga shperthimet kulmore te Berishes me liber shtepie kunder rivalit te tij politik kryesor.
Ne seancen e pare parlamentare pas vrasjeve te 21 janarit te vitit 2011 kemi nje shperthim te dyte ku Berisha ne shterpesi argumentesh perballe akuzave te opozites per dhunen dhe vrasjet e 21 janarit rimerr edhe njehere mjerueshem temen e fotos nudo te Rames duke u thirrur deputeteve nga karrigia e tij hidhuni hidhuni lakuriq lakuriq Kjo eshte e fresket. Kjo ska pak jave qe ka ndodhur.
Si te gjithe drejtuesit autokrate Berisha mendon se ka luksin ti beje vete ti njohe vete dhe ti perserise po vete gabimet e tij. Sa here ti vije e si ti vije per shtat per momentin. Pa marre asnje pergjegjesi. Pa i kerkuar ndjese askujt qe ka qene me i kthjellet se ai ne nje moment te caktuar.
Ky lloj arbitrariteti eshte premisa e sigurt e moskorrigjimit domethene e kalimin nga nje pseudo-korrigjim ne nje gabim te ri e keshtu pambarim. Po te ishte i vertete ne reflektimet e tij per gabimet e fushates se vitit 2007 ne lidhje me marrjen me problemet personale te kundershtarit Berisha nuk do ti kishte shumefishuar keto gabime me vone.
Dhe kryesorja po te jete i sinqerte ne keto reflektime ai nuk duhet te kufizohet me njohjen e nje gabimi te vdekur qe nuk ke cfare ti njohesh me sic eshte ai me foton nudo. Gabimet e gjalla gabimet e fresketa - keto kane ushqyer krizen dhe klimen e ndere politike ne vend. Keto a njeh dot kryeministri yne
Sa kohe qe nuk perballet me perseritjen dhe stershumefishimin e gabimit te vitit 2007 kemi arsye te mendojme se reflektimi i Berishes nuk eshte nje distancim politik dhe kulturor nga praktika e shemtuar e marrjes me jeten private te kundershtareve por eshte nje manover elektorale ne kushtet konkrete te kesaj fushate qe synon te ngaterroje dhe te fuse ne nje thes ceshtjet e verteta te privatesise me ceshtjet vetjake me domethenie politike e shoqerore te kandidateve.
Per ta konkretizuar. Fotot nudo te Rames para se te hyje ne politike ndarja e tij me gruan apo marredhenia e tij me te afermit jane vertete ceshtje te privatesise. Kurse ceshtja e transparences se pasurise se Lulezim Bashes nuk eshte nderhyrje ne privatesine e tij. Transparenca e pasurise eshte subjekt i ligjit.
Transparenca e veprimeve dhe mosveprimeve ne ngjarje si ajo e 21 janarit eshte pergjegjesi para publikut. Une e di se kufiri mes privatesise dhe shoqerores eshte fluid. Por me mire se teoria kete kufi e ndajne qarte rastet qe merren ne shqyrtim.
Asnje prej problemeve qe po investigon shtypi per zotin Basha nuk jane ceshtje te privatesise si ato qe ka ngritur PD kunder Rames kur gabonte. Publiku sic nuk gelltit politizimin e sforcuar te privatesise po ashtu nuk gelltit as te kunderten privatesimin e sforcuar te politikes.