E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ende pa pergjigje mashtrimi 257 mije euro ne deklaraten e 2007-s

Inspektorati i Larte i Kontrollit te Pasurive ka shmangur komentet e tij rreth nje fakti te rendesishem. Pranoi qe ka kontrolluar dosjen e blerjes se shtepise se Lulezim Bashes dhe nuk u shpreh rreth faktit qe Lulezim Basha ka deklaruar shitjen e shtepise se tij ne Holande ne vitin 2007 dhe ka likuiduar kredine bankare ne shumen rreth 200 mije euro nderkohe qe dokumentet flasin se ai e ka shitur realisht shtepine ne vitin 2008. Me sa u pa ne reagimin e Inspektoratit ai nuk eshte marre fare me dosjen Basha pervec verifikimit formal ne vitin e pare te hapjes se dosjes.

Sa i perket ceshtjes se perdorimit te nje pasaporte e cila pershkruhet nga noteri si amerikane pasi kishte brenda nje vize amerikane Inspektorati i ka te gjitha mundesite te na sqaroje pasi ai duhet te kete pasur ne dore dosjen e blerjes dhe pershkrimin origjinal qe i eshte bere pasaportes. Fakti qe Inspektorati nuk foli per kete ceshtje tregon se duhet te jete ne pozite te veshtire me zotin Basha.

Duke qene se ka marre persiper ta ndihmoje ai flet vetem per gjera te parendesishme. Problemi i dyte qe ka krijuar personaliteti i dyshimte i Lulezim Bashes ka te beje me vitin 2007 kur Prokuroria e Pergjithshme e gjeti fajtor dhe ngriti padi penale kunder tij per shperdorimin per shkak te detyres te nje shume rreth 220 milione euro ne zbatimin e projektit te rruges Rreshen-Kalimash.

shte pikerisht ky vit kur Basha ka pasur kaq shume pare te buxhetit te shtetit ne duar dhe i ka administruar ato duke shkelur 24 ligje te shtetit shqiptar qe Basha ka genjyer duke deklaruar te shitur shtepine ne Holande dhe duke shlyer para kohe nje kredi pa deklaruar te ardhurat e veta. Sic mund te merret me mend ky eshte nje fakt i mjaftueshem per prokurorine qe te rihape dosjen e korrupsionit te rruges Rreshen-Kalimash ndersa eshte nje detyrim per Inspektoratin e Larte te Deklarimit te Pasurive qe te hetoje pikerisht keto manovra financiare te Lulezim Bashes.

Por me sa duket strategjia e re e Lulezim Bashes per te mbuluar genjeshtrat e tij ka mbetur sqarimi i ndonje detaji te parendesishem dhe zhurma rreth sqarimit.

Por e verteta eshte se shume nga problemet e profilit te tij si genjeshtar ai i ka hapur vete me manine per te genjyer per gjithcka. Per shembull problemin e lenies se shtetesise se gruas se tij ai e ka bere vete problem pasi ka genjyer per shkaqet pse ajo ka lene shtetesine. Ai nje here ka thene se e ka lene ngaqe nuk lejohej te blihej shtepi ne Holande me pasaporte shqiptare pastaj del qe ajo e ka blere shtepine tri vjet para se te linte shtetesine dhe eshte paraqitur para noterit me pasaporte shqiptare.

Nje here tjeter thote se e ka lene shtetesine pasi donte te levizte lirshem nderkohe qe ka pasur leje qendrimi te perhershme ne Holande e cila i krijon lehtesi te mjaftueshme prej vitit 2004 kur ishte vendosur sistemi i vizave Shengen per te levizur lirshem ne Europe.

Me tej akoma genjen kur thote se Holanda nuk e lejon dyshtetesine nderkohe qe ligji holandez i bere publik ne faqet e Ministrise se Jashtme holandeze i thote qarte gjithe rastet kur njeriu ne Holande mund te kete dy shtetesi.

Zoti Basha duhet ta kuptoje nje here e mire se nuk jemi te shqetesuar fare per shtetesine e gruas se tij dhe aq me teper nuk e konsiderojme humbje kombetare flakjen prej saj te shtetesise shqiptare. Ne jemi te shqetesuar vetem se nje minister i yni nje njeri qe i kemi besuar paret tona dhe qeverisjen e vendit na genjen.

Sic duhet ta dije nje nga presidentet me te suksesshem te SHBA Bill Klinton nuk u gjykua pse pati shkuar me Levinskin por per tentativen e tij per te genjyer rreth rastit ne fjale.

Duke iu rikthyer dhe nje here nje prej skandaleve me te renda te dosjes se tij asaj te mosperputhjes se origjines se 200 mije eurove me te cilat ka shlyer kredine ne vitin 2007 ngulim kembe qe ILDKP duhet te te beje nje hetim te sajin per kete ndersa prokuroria duhet ta marre ne konsiderate si nje prove te re per te rihapur gjykimin e dosjes se mbyllur per procedura Rreshen-Kalimash.

Zoti Basha ka plot kohe deri me 8 maj te dale nje dite dhe ta sqaroje kete. Ne presim deri ne daten 8 maj. Pastaj flasin qytetaret ata qe per Bashen jane te paret. Per ti genjyer.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›