E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Minatoret, ne pension 55 vjec Rozeta Rapushi

Mosha e daljes ne pension per minatoret do te ulet ne 55 vjec, nga 60 qe eshte aktualisht. Keshtu premtoi dje Kryeministri Sali Berisha nga Manza, gjate prezantimit te kandidateve te Partise Demokratike te Qarkut te Durresit. “Ju premtoj zbritjen ne 55 vjec, te moshes se pensioneve per minatoret. Premtoj rritjen e madhe te metejshme te rrogave dhe pensioneve dy here me te larte se cmimet dhe rrogen e 13”, - siguroi Berisha, duke kerkuar votat per nje mandat te trete qeverises. Ai premtoi gjithashtu rimbursimin me para ne dore te akcizes dhe te te gjithe TVSH-se te shpenzuar per makinerite, inputet per fermat. Si dhe ndertimin e plote te infrastruktures me moderne, ne te kater anet e Bashkise Manze, ne Durres dhe ne mbare Shqiperine. Nga ana tjeter, Kyeministri kujtoi se alternativa tjeter eshte ajo e sharjeve dhe fyerjeve kolektive, qe shqiptaret menduan se ia lane te shkuares se tyre. “Sharje dhe fyerje ndaj mesuesve, mjekeve dhe infermiereve, ndaj jush, ju quan rober. Nga xhamat e zi te autobusit te tij, ju qytetare qe mbeshtesni alternativen e lirise, jeni rober, jeni skllever per te. Per gjyzlyket e tij, per mendjen e tij, keto kater vite ne Shqiperi nuk ka ndodhur asgje e mire, as liberalizimi i vizave, as ndertimet ne te kater anet e rrugeve, shkollave, kanalizimet, as terminali i portit te Durresit, as rritja e rrogave dhe pensioneve. Te gjitha keto, gjate gjithe fushates, ne cdo takim nuk harron te servire kemishen, xhaketen apo jelekun tim si anti-plumb”, - tha kreu i qeverise. Ai permendi se ne lidhje me akuzat e kreut socialist per anti-plumbin, nje demokrat i dergoi nje mesazh dhe i tha mos ia ver re, se ai beson se ke lindur me kemishe. “Ai e ka fiksim nuk kemi se cfare ti bejme. Tani ju qan hallin niperve dhe mbesave te mija, se nuk ka kush te kujdeset per to. Ka fiksime nuk kemi cfare ti bejme”, - vijoi Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›