Berisha: Modeli ekonomik shqiptar, në përputhje me drejtimet e reja
Për kryemisnsitrin Sali Berisha modeli i ekonomisë shqiptare vjen në përputhje me vizionet e zhvillimit ekonomik, të shpalosura në seminarin:”Bota e re 2012 , Ndryshim dhe Risi" që u mbajt në Paris. Gjatë nje prononcimi për median shefi i qeverisë shqiptare tha se këto parashikime bëjnë fjalë për ta shndërruar Shqipërinë në një vend të zhvilluar.
“Në konferencë, në rast se dje u diskutua gjerësisht për modelet e reja dhe se ku qëndron fuqia e tyre, sot u diskutua për kufijtë e rinj dhe drejtimet më të rëndësishme që duhet të ndjekë ekonomia botërore në vite që vijnë. Krahasuar me pikëpamjet e idetë që u mbrojtën, gjej që modeli shqiptar është në përputhje të plotë me këto drejtime të reja, parashikime e vizione të zhvillimit ekonomik dhe shndërrimin e Shqipërisë në një vend të zhvilluar”-tha ai.
Duke folur për drjetimet kryesore të zhvillimeve kryeministri veçoi sektorin e energjisë, ndërsa tha se Shqipëria po bëhet një basen i prodhimit të energjisë së rinovueshme.
“U theksua se sot, energjia është drejtimi themelor dhe unë sapo përfundova një takim me Korporatën Energjetike të Francës që është grupi Suez, i cili më tha se konstatojmë se Shqipëria po bëhet një basen e mrekullueshme e prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe ne duhet të jemi pjesëmarrës në këtë zhvillim”-u shpreh Berisha.
Po ashtu gjatë qëndirmit në Paris kryeministri Berisha zhvilloi një takim, me Presidentin dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Grupit të madh francez GDF SUEZ, zoti Gerard Mestrallet dhe Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë nacionale të Rhonit, pjesë e këtij grupi, zoti Mathieu Bonnet.