Berisha: Modeli marksist shkatërron ekonominë

Në mbledhjen e qeverisë, Berisha tha se modeli garanton realizimin e objektivave më ambicioze të kësaj mazhorance, si rritjen e rrogave dhe pensioneve, stabilitetin makroekonomik, etj.
Ai u ndal gjatë tek modeli i propozuar nga opozita socialiste për taksën progresive, duke theksuar se ajo lloj takse nuk ul varfërinë.
“Opozita propozoi në Parlament zëvendësimin e tregut të lirë të modelit me sistemin marksist. Në Asamblenë socialiste hynë të gjithë fëmijët e bllokut. Le të rikthejnë anëtarët e Byrosë Politike në Këshillin e të Urtëve. Ajo është puna e tyre. Propozimet e tyre kishin parasysh trustet dhe kompanitë e caktuara. Edhe një herë, u bëj thirrje mësuesve, mjekëve, pensionistëve, të gjithë shqiptarëve, me cilin model do të jenë: që u jepte 200 mijë dhe u merrte gjysmën prej tyre apo modelin që u jep 500 mijë dhe u merr 50 mijë? Ideja e tyre për të zëvendësuar taksën e sheshtë me taksën progresive është ideja e shkatërrimit të modelit të suksesit të reformave. Një model universalisht i njohur si sukses kërkohet të rrënohet me slogane marksiste në luftë kundër të pasurve”, theksoi Berisha.
Ai shtoi se një taksë e tillë do të rrënonte sipërmarrësit. “Cili është mekanizmi i vendeve të reja të punës? A nuk krijohet me lehtësimin për bizneset? Të krahasosh Fidelin me Woren Bater do të thotë të tallesh me veten! Kapitalizmi amerikan arriti pas 200 vjetësh të ketë kapitalist të mëdhenj si Bater. Ne kemi vetëm dy dekada. Kurrë varfëria nuk luftohet duke shkatërruar të pasurit. Këtë në mënyrën më tragjike e kanë provuar shqiptarët. Unë vlerësoj diskutimet e opozitës në Parlament, por nuk propozoi asnjë rritje rrogash dhe pensionesh”, u shpreh kreu i qeverisë.
Më tej, ai përmendi arritjen e derimëtanishme të qeverisë, duke përmendur këtu rritjen e vazhdueshme të eksporteve, ku këtë vit theksoi kryeministri, ato janë trefishuar. “Në periudhën janar-nëntor, eksportet e vendit ishin 146 miliardë, eksportet e vendit në periudhën janar-nëntor të këtij viti janë 179 miliardë. Pra ka një rritje prej rreth 700 milion dollarësh, e cila kulmon me trefishimin e eksporteve krahasuar me vitin 2006. Ky është modeli. Ekonomitë bazohen në këtë sistem fiskal, në këto taksa, në këtë kuadër, që i ka krijuar ekonomisë shqiptare një frymëmarrje të paprecedentë”, nënvizoi.
Berisha tha se nga model janë ndërtuar 9 mijë kilometra rrugë, si dhe shpëtoi monedhën vendase. “Sipërmarrjet në tatime janë rritur me rreth 20%. Sipas sipërmarrësve, rritjet nga xhiroja në shërbime, në ndërtim, ka rritje. Këto janë treguesit më solid të ekonomisë shqiptare. Këto tregues dëshmojnë edhe tregues të tjerë siç janë eksportet”, vijoi. /S.Ll/Start/
2011-12-06 11:44