E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtohen prurjet në Fierzë

Korporata Energjetike Shqiptare raportoi menjëherë prurjet e ardhura, ku bëhet me dije se sot niveli i prurjeve llogaritet në 240 m3/sek, nga 35 m3/sek që ishin ditët e fundit.

Niveli i liqenit ka arritur në 259,35 metra, ende larg për të shkuar në shifrat normale prej 280 metrash, megjithëse ditë më parë rënie shkoi deri në gati në 250 metra.

Sipas KESH, në liqenin e Komanit prurjet kanë arritur 700 m3/sek dhe niveli i liqenit është 173,58 metra. Ndërsa niveli i ujit në liqenin e Vaut të Dejës është 74,81 metra, prurjet sot llogariten në 150 m3/sek. /Start/

                                                                                             2011-12-06 12:43
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›