E Diel, 1 Nëntor 2026

Peqin, arrestohet një 16-vjeçar, tentoi të vjedhë një shtëpi

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës së shkuar, kur 16-vjeçari me iniciale A.E, me banim në Peqin, ka tentuar të grabisë me pistoletë banesën e shtetasit H.Saraçi, banues në fshatin Karinë, Peqin.

Me armë në dorë 16-vjeçari ka hyrë në banesë, por nuk ka mundur të marrë asgjë pasi është diktuar nga pronari i shtëpisë dhe është larguar në drejtim të paditur.

Policia bëri të mundur identifikimin e më pas arrestimin e 16-vjeçarit, i cili akuzohet për veprën penale të vjedhjes dhe armëmbajtjes pa leje.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-02-05 14:47
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›