E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Romni fiton edhe Nevadan

Me më shumë se 70 % të votave të numëruara, Romni ka siguruar 47.6 % të tyre teksa rivali i tij më i afërt, Neët Gingrich, fitoi vetëm 22. 6 %.

Kjo është fitorja e dytë e Romni brenda javës, pas asaj të së martës në Florida.

Gingrish, ish-kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, është zotuar se do t’i qëndrojë garës deri në fund.

“Nuk do të tërhiqem”, tha ai, duke shtuar se “jam i kënaqur me gjendjen aktuale dhe besoj se kontrasti mes meje dhe Romnit do të dalë më në pah në javët e ardhshme”.

Më herë, Gindrich tha se ai priste që Romni ta fitonte Nevadan për shkak të popullatës së shumtë mormone që ka. Vetë Romni është Mormon./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-02-05 12:59
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›