ELBASAN/ Djali rreh nenen ne pranga
ELBASAN - Nje 21- vjecar nga fshati Selvias ne komunen Mollas te Elbasanit keqtrajton nenen e tij ne gjendje te dehur. Sipas policise Sadik Llaha ka shkuar i dehur ne banese dhe pasi ka debatuar me te emen 45 vjece L.Llaha e ka goditur ate duke i shkaktuar plage te renda. Nen efektin e alkoolit i riu ka thyer edhe orendite e shtepise te cilat sipas burimeve policore arrijne ne nje vlere rreth 200 mije leke. Nena ne gjendje te tronditur eshte detyruar te sinjalizoje policine. Kjo e fundit mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes duke arrestuar ne kushtet e flagrances djalin dhunues. I riu u akuzua per rrahjen e se emes ndersa 45-vjecarja perfundoi ne spital me fraktura per shkak te dhunes se te birit. a.k