Shtyhet seanca gjyqesore per motren e fitueses se Big Brother

Është shtyrë seanca gjyqësore për motrën e Ermelës, fitueses së shout televiziv “Big Brother”.
Gerta Mezuraj akuzohet për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim me pasoja të rënda pasi në bashkëpunim me Rodrik Malaj kanë vjedhur një angjensi turistike në rrugën e Durrësit, ngjarje kjo e ndodhur më 14 dhjetor 2010.
Kryetari i trupit gjykues, Gerd Hoxha, ka vendosur shtyrjen e seancës gjyqësore për shkak se gjykimi nuk mund të filloje pa avokatet mbrojtës të të akuzuarve si dhe pezullimin e afateve të paraburgimit.
Motra e Ermela Mezurajt, Gerta aktualisht ndodhet në qelitë e paraburgimit të burgut 313 dhe në pamundësi për të paguar një avokat, ajo do të mbrohet nga një avokat i caktuar nga shteti.