E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Monti : Projekti i TAP, me interes strategjik Eva Gjura

Forcimi i bashkepunimit ekonomik mes Shqiperise dhe Italise ka qene kryefjala e diskutimeve te kryeministrit Berisha me zyrtaret me te larte te shtetit italian gjate vizites se tij ne Itali. Ne takimin me kryeministrin Monti, presidentin Napolitano, me Presidentin e Dhomes se Deputeteve te Parlamentit Italian, Fini, por edhe ne takimin me forumin e biznesit, kryeministri Berisha ka informuar edhe njehere shtetin fqinj per potencialet qe ofron Shqiperia per investitoret italiane. Ne keto takime eshte diskutuar edhe per projektet e medha energjetike pan-europiane. Lidhur me kete eshte nenvizuar interesi strategjik i projektit TAP, ne kuader te sigurise energjetike jo vetem ne Shqiperi dhe ne Itali, por dhe ne mbare rajonin dhe Europen. Gjate deklarates se perbashket me kryeministrin Mario Monti, kryeministri Berisha i ka shprehur homologut italian, ne emer te qeverise shqiptare, mirenjohjen me te thelle qeverise dhe kombit italian, per mbeshtetjen e jashtezakonshme qe i kane dhene Shqiperise dhe shqiptareve ne rrugen e veshtire, por te suksesshme te ndertimit te shoqerise se lire te bazuar ne vlerat universale, lirite dhe te drejtat e njeriut dhe ekonomine e tregut. "Kjo ndihme ka pasur nje rendesi jetike. Kryeministri Monti permendi nje shifer te viteve te fundit per 260 milione euro, ne statistikat e dosjes sime, po te shkojme me tutje gjejme nje fature prej rreth 600 milione eurosh, e shnderruar kjo ne qindra e qindra projekte, te cilat kane bere qe Shqiperia sot te jete nje vend tjeter", - u shpreh kryeministri Berisha. Gjithashtu, Berisha i ka konfirmuar homologut italian se tashme Shqiperia eshte nje vend tjeter dhe mjaft i besueshem per investimet e italiane. "Diskutuam per projektet e medha energjetike, diskutuam per bashkepunimin ne te gjitha fushat", - u shpreh Berisha. Nga ana e tij, kryeministri italian Mario Monti ka deklaruar se marredheniet mes dy vendeve jane te shkelqyera dhe ne vitin 2011 Italia eshte konfirmuar si partneri i pare ekonomik i Shqiperise. "Eksportet italiane drejt Shqiperise kane arritur ne 1145 milione euro, me nje rritje prej 18% krahasuar me vitin 2010, dhe importet italiane nga Shqiperia kane shenuar 657 milione euro, 14% me shume krahasuar me vitin e meparshem", - u shpreh Monti. Gjithashtu, kryeministri italian ka vleresuar shume gjallerine e komunitetit shqiptar ne Itali, i cili me pothuajse 500 mije persona eshte e dyta bashkesi e huaj ne vendin tone dhe njera nga me te integruarat. Monti ka shtuar me tej se me gjithe nevojen e vazhdueshme te Italise per te kufizuar shpenzimet publike, veprimtaria e bashkepunimit italian per zhvillimin, ne Shqiperi, vazhdon te jete e konsiderueshme. Ai ka deklaruar se "ne dhjetevjecarin e fundit, qeveria italiane ka dhene nje kontribut total ne ndihme te Bashkepunimit per zhvillim, permes dhurimit dhe kredive prej 247 milione euro, i cili ne 2010 eshte rritur me nje kontribut te metejshem prej 51 milionesh eurosh".

Gjate vizites se tij zyrtare ne Itali, kryeministri Berisha ka marre mbeshtetjen e krereve te larte te shtetit ne procesin e Integrimit sa me te shpejte te vendit ne Bashkimin Europian. Kryeministri Monti eshte shprehur se Italia e ka mbeshtetur Shqiperine ne procesin e liberalizimit te vizave, ndersa premtoi se do beje te njejten gje edhe per procesin e integrimit ne BE. "Gjate takimit i shpreha kryeministrit Berisha vleresimin tone per te gjitha perpjekjet e bera nga Shqiperia per te permbushur paketen e reformave te nevojshme per te ecur drejt afrimit me BE. Vullneti i shprehur politik dhe nje impenjim i vazhdueshem nga ana e qeverise dhe opozites, jane te domosdoshme per te lejuar Shqiperine te beje progresin e metejshem te kerkuar nga ana e BE. Theksoj se per sa na perket, do te vazhdojme te japim mbeshtetjen tone te forte ne favor te perspektives europiane te Shqiperise", - u shpreh Monti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›