E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri pritet nga presidenti Napolitano

Kryeministri Berisha, gjate takimit me Presidentin e Italise, Giorgio Napolitano, i ka shprehur mirenjohjen me te thelle Italise, qeverise italiane dhe popullit italian per ndihmen dhe mbeshtetjen e jashtezakonshme qe i kane dhene Shqiperise ne 20 vitet e ndertimit te nje shoqerie demokratike dhe qe vazhdojne t'i japin asaj ne rrugen e integrimit europian. Berisha ka theksuar se ky vit eshte viti ku Shqiperia dhe shqiptaret festojne 100-vjetorin e Pavaresise, ndaj ai ftoi Presidentin Napolitano si nje mik te nderuar te shqiptareve qe te marre pjese ne keto festime bashke me kryeministrin Monti.

Nga ana e tij, presidenti Napolitano ka pranuar ftesen dhe ka shprehur kenaqesine per kete vizite te kryeministrit Berisha dhe ka theksuar se politika e Italise kundrejt Shqiperise ka ruajtur ne menyre konstante frymen e bashkepunimit e te miqesise ne te gjitha fushat, pavaresisht mazhorancave qeverisese qe kane drejtuar Italine. Gjithashtu, Presidenti Napolitano ka shprehur vleresimet me te larta per komunitetin shqiptar ne Itali, duke theksuar se tashme ai eshte nje komunitet i mirintegruar dhe se sindroma e paragjykimeve ndaj tyre tashme eshte teresisht e tejkaluar. Ne kete kontekst, kryeministri Berisha vleresoi ndihmen dhe mbeshtetjen qe populli italian i ka dhene ketij komuniteti, jo vetem komunitetit arberesh, por vecanerisht ne 20 vitet e fundit. Ne menyre te vecante, Berisha vleresoi rolin e Presidentit Napolitano duke kujtuar edhe mbeshtetjen e tij te meparshem si minister i Brendshem, nepermjet dekreteve te ndryshme te firmosura prej tij, ne ate periudhe. Gjate bashkebisedimit, kryeministri Berisha e ka informuar Presidentin Napolitano per zhvillimet dhe progresin ekonomik, politik dhe institucional qe Shqiperia ka bere gjate ketyre viteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›