E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Mos kujtoni se do vjedhim! Paratë ja kemi lënë LSI-së, bindëse

bereishaTiranë- Kryeministri ende në detyrë Sali Berisha ka komentuar sot sërish në lidhje me kabinetin e ri qeveritar të prezantuar dy ditë më parë nga kryeministri i zgjedhur Edi Rama.

“Piktori sot: “Mos kujtoni se do vjedhim! Parate ja kemi lene LSI !!!” E bukur, bindese!!!

Të dashur miq, statusit tonë të djeshëm mbi ekipin e kleptokracisë me në krye Piktorin ky i fundit iu përgjigj me një njoftim unik në faqen e parë të gazetës së tij “Shqip”. Kështu, për të hedhur poshtë faktet që u paraqitën në status për ministrat e kabinetit të tij “kleptokracia”, Piktori botoi sot në faqe të parë ministrat socialistë, kontrollojnë vetem 20% të parave të buxhetit të shtetit ( investimeve publike ) dhe 80% të parave do t’i kontrollojnë ministrat e LSI-së (të gjorët socialistë).

Me tortat e botuara në gazeten e tij, Piktori i dështuar në pikture por famoz për bizantinizma, kërkon të na mbush mendjen se ministrat e tij mund të abuzojnë vetem me 20% të buxhetit sepse 80% të tij do ta kenë ministrat e aleatit strategjik, LSI. Kësaj i thonë mbrojtje. Këtij i thonë argument fund e krye kleptokratik! sb”,- shkruan Berisha në FB.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›