RENEA në burgun 313, dyshime se Dritan Dajti ka planifikuar arratisjen
TIRANE - Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shteti,t Hysni Burgaj, një grup i forcave speciale RENEA është dislokuar në ambientet e brendshme të burgut 313 në Tiranë.
Burime pranë uniformave blu bëjnë me dije për “News24” se prezenca e forcave speciale lidhet me një informacion të mbërritur në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm se një prej të burgosurve VIP ka planifikuar arratisjen gjatë muajve korrik-gusht. Burime nga policia konfirmojnë se bëhet fjalë për të dënuarin Dritan Dajti, i akuzuar për masakrën e Durrësit, ku u vranë katër policë në gusht të 2009-ës.
Mësohet se prej gati 20 ditësh një grup i forcave speciale RENEA me tre turne janë dislokuar në ambientet e brendshme të burgut të sigurisë së lartë 313, ku qëndrojnë kryesisht në oborrin e burgut me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
Ende nuk jepet informacion i detajuar për planin e arratisjes së tij, që është zbuluar nga informacionet e SHKB-së. Kujtojmë se në burgun 313, i cili konsiderohet edhe burg i sigurisë së lartë, vuajnë dënimin Dritan Dajti, Ilir Xhakja etj.
(er.nu/S.Koka/BalkanWeb)