E Diel, 1 Nëntor 2026

Lame: Nuk legalizojmë falsifikimit. Bashkia: Akuzojnë ata që betonizuan Tiranën

TIRANE- Nga zyra e kryeministrit të zgjedhur, Artan Lame ka bërë sot një deklaratë për mediat ku denoncon rastet e falsifikimit me dokumentat e legalizimeve kryesisht në zonat bregdetare. 

Sipas tij, qeveria e re që do krijohet në shtator nuk do legalizojë asgjë të kundraligjshme si dhe do vazhdojë aksionin për prishjen e nderimeve pa leje.

“Ne do legalizojmë falas shtëpitë në zonat informale, programi do bëhet brenda 100 viteve, por nuk do legalizojmë asgjë të kundraligjshme në vijën bregdetare, dhe rrugë kombëtare, në parqe, zona të trashëgimisë kulturore, zona turistike. Etj”, tha Lame.

Sipas tij, “Ne po mbledhim informacione per falsifikimet që po bëhen me legalizimet e ndërtimeve pa leje, në Dajt, Pogradec, Krujë, në bregdetin Orikum- Vlorë, në zonën historike të Lezhës ku vazhdojmë të marrim denoncimet nga qytetarët”, tha Lame më tej.

Në shtator sic vijoi ai, kryeministri i zgjedhur Edi Rama do të bëjë publike paketën e emergjencës kombëtare për territorin.

Lame më tej denoncoi atë që e quajti shkatërrim të hapësirave të gjelbërta, duke iu referuar kështu parkut të lodrave tek “7 Xhuxhat”. Sipas Lames, Bashkia e Tiranës po e shkatërron këtë park.

Bisha: Ata që shkatërruan dhe betonizuan Tiranën akuzojnë sot Bashkinë
I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i bashkisë së Tiranës. Nëpërmjet një deklarate, përfaqësuesja e Bashkisë Anila Bisha ka akuzuar Lamen si bashkëprojektues të betonizimit dhe shkatërrimit të Tiranës. 

“Bashkëprojektuesi i betonizimit dhe i shkatërrimit të mijëra metrave katrorë hapësira të gjelbra të zhdukura për 11 vite nëpërmjet aferave korruptive akuzoi sot Bashkinë e Tiranës. Siç i hëngrën këto mijëra metra katrorë hapësira të gjelbra dhe i kthyen në përfitime të majme sot po hanë turpin me bukë duke hedhur akuza të pabaza ndaj Bashkisë. Ata që për 11 vjet për interesa personale lanë Tiranën pa një plan urbanistik duke lejuar zhvillim klientelist kanë kurajon të flasin dhe akuzojnë sot Bashkinë e Tiranës. Tirana ka sot planin e saj urbanistik mbi të cilin do të zhvillohet qyteti, të hartuar me ekspertizën më të mirë vendase dhe të huaj dhe miratuar me konsensusin më të gjerë të mundshëm. Sepse sot Tirana nuk udhëhiqet nga interesat e Ramës por nga interesi i qytetarëve të saj”, tha Bisha.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Hoxha apel qytetarëve: Mos u mashtroni për legalizim, çdo ndërtim pa leje do të prishet VIDEO: Lame: Po bëhen falsifikime, nuk legalizojmë asgjë të kundraligjshme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›