E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama intervistë, promovon librin ‘Kurban’ në gjuhën turke

TURQI- Kryeministri i zgjedhur Edi Rama ka promovuar sot librin e tij “Kurban” në gjuhën turke. Me këtë rast ai ka dhënë edhe një intervistë për CNN turk, gjatë të cilës nuk ka folur vetëm për librin por edhe për rrugën që e pret në krye të qeverisë së re shqiptare. 

Mësohet se gjatë intervistës ai ka theksuar vijimin e bashkëpunimit me shtetin turk ,duke shtuar se ajo mbetet një nga partneret më të mira të Shqipërisë.

Pritet që zyra e shtypit të PS-së të zbardhë më shumë detaje nga intervista.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›