E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama intervistë për CNN-in turk, pyetet nga një shqiptare (FOTO)

rama-ne-turqiTurqi- Pas ftesës në emisionin Hard Talk të agjensisë së lajmeve BBC, kryeministri i ardhshëm shqiptar Edi Rama dha një tjetër intervistë me ftesë të një tjetër media ndërkombëtare, CNN-i turk.

Rama ka dhënë një intervistë në gjuhën angleze mesditën e së premtes për drejtoreshën e lajmeve ndërkombëtare të këtij televizioni në Stamboll. 

E si për ironi, intervistuesja e Ramës ka origjinë shqiptare ka njoftuar Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

cnn“Hande Asik drejtorja e lajmeve te jashtme e Cnn Türk me tregoi se e ka gjyshen shqiptare:-)”,- shkruan Rama në Facebook.

Biseda ishte e foksuaa tek qeveria e re që do të bëjë betimin dhe nisë punën në shtator, për reformat që do të ndërmrrrrn dhe kohën kur Rama ka punuar si kryetar i Bashkisë së Tiranës për 3 mandate. 

Rama deklaroi se bashkë me Italinë dhe Greqinë, Turqia do të jetë partner strategjik i Shqipërisë në fushat kryesore. 
Ndërkohë, të shtunën Rama do të takohet edhe me kryeministrin e Turqisë, Recep Taip Erdogan, takimi i dytë brenda një kohe të shkurtër.

Rama ka prezantuar edhe librin e tij para publikut ‘Kurban’. Ka qenë vetë Rama që ka njoftuar për intervistën duke postuar lajmërimin në profilin e tij në FB: Stamboll. Pas pak live ne CNN Türk per botimin e Kurbanit ne turqisht dhe Shqiperine e gjenerates tjeter- shkruante Rama para intervistës.

ramaaaaFoto e postuar nga Rama në Twitter

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›