Berisha: Mosvotimi kundër imunitetit, një mesazh shumë i keq

"Nuk mund të pengohen projektet për zhvillimin e Shqipërisë. Në datë 6 gusht, Parlamenti voton heqjen e imunitetit. Mosvotimi i imunitetit është akt negativ, një mesazh i keq", u shpreh kryeministri Berisha.
Ndërsa ndodhej në jug të vendit, në Dhërmi, pasditen e së shtunës ai i është bashkuar të rinjve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, duke vizituar Kampingun Veror "Blue Marine", që ata kanë ngritur në plazhin e Drimadhes (Dhërmi).
Teksa vlerësonte bukuritë e bregdetit të jugut, kreu i Partisë Demokratike u ndal në zhvillimet politike, duke theksuar se data 6 Gusht, është një ditë historike për heqjen e imunitetit për qeveritarët, ministrat dhe gjyqtarët.
Në lidhje me refuzimin e opozitës për të mos votuar këtë ligj mjaft të rëndësishëm për barazinë para ligjit të zyrtarëve të lartë, Kryeministri Berisha tha se "në të vërtetë imuniteti është një mur që pengon luftën e korrupsionit të këtyre zyrtarëve sepse dekurajon prokurorinë për të nisur hetimin ndaj një njeriu që është me imunitet, e bën të pasigurtë përpjekjen e tij të ndershme për të zbatuar ligjin sepse ka përpara murin e imunitetit”.
Berisha tha se më datën 6 në Parlament është një votim historik, sepse votohet për heqjen e imunitetit të ministrave, të qeveritarëve, të deputetëve, të gjyqtarëve dhe ka një rëndësi të jashtëzakonshme për luftën kundër korrupsionit.
Kryeministri bëri të ditur se pra një viti, specialistë të Këshillit të Europës, Komisionit të Venecias, të cilët kanë ekspertizën më të madhe në këtë drejtim, kërkuan që imuniteti të hiqet me ndryshimin e Kushtetutës dhe ne e pranuam. Ne e pranuam dhe sigurisht kur ka kundërshti, njëra palë bën lëshime, dhe ne bëmë lëshim, por përsëri kryetari i PS-së kundërshton, tha ai.
“U bë një seancë dëgjimore e shkëlqyer në Parlament, me specialistë të huaj, vendas dhe me të gjithë, dhe në atë seancë pa përjashtim të gjithë kërkuan heqjen ose kufizimin e imunitetit dhe meqënëse disa nga këto mendime përkonin me mendimet e PS, unë porosita përfaqësuesit tanë, që të pranonin propozimet e tyre dhe u ulën dhe pranuam çdo propozim", tha Berisha.
Sipas tij, Rama, duke ditur që s’fiton dot në 2013, kërkon një Kushtetutë që të bëjë më pushtet pakicën, por kjo thyen rregullin më themelor të sistemit demokratik, sipas të cilit shumica qeveris, pakica kontrollon.
Berisha tha se sundimi i pakicave është sundimi i diktaturave dhe diktaturat, për definicion, janë sundime pakicash, ose s’pranojnë zgjedhje dhe gjejnë mekanizma. Por ne këtu Shqipërisë nuk mund t’ja bëjmë një gjë të tillë, ndaj dhe shpreh keqardhje se nuk voton në mënyrë që të bllokojë statusin.
“Pra, ky është mesazhi më i keq, që ne mund t’u çojmë partnerëve tanë europianë”, tha Kryeministri.
Berisha shprehu bindjen se shqiptarët në vitin 2013 do t’i japin Ramës një leksion edhe më të hidhur se sa në vitin 2011, ndaj për këtë duhet të punojmë të gjithë bashkë./Start/
2012-08-05 20:19