Engel: Heqja e imunitetit, sinjal pozitiv për BE-në

Në një intervistë për gazetën "Bota Sot", Engel shprehet se, përderisa BE e konsideron një sinjal pozitiv miratimin e nismës për imunitetit, atëherë Shqipëria duhet ta heqë atë.
'Siç e di unë në qoftë se miratohet ligji (pro amendimit të Kushtetutës për heqjen e imunitetit) për heqjen e imunitetit, BE-ja do t'a shohë atë si një sinjal pozitiv për Shqipërinë në BE. Përderisa BE thotë kështu mendoj se do jet pozitive edhe për Shqipërinë që ta heqë imunitetin. Ne në SHBA ne nuk kemi imunitet, unë vetë nuk kam imunitet, asnje anëtar i Senatit, Kongresit apo zyrtar i lart nuk ka imunitet. Çdo anëtar i Kongresit, senatit apo zyrtar i lart janë si çdo shtetas Amerikan, dhe në opinionin tim është më mirë që edhe në Shqipëri, të hiqet imuniteti. Unë nuk e di se cili është teksti i këtij ligji, mbasi unë nuk e kam parë, natyrisht që dhe nuk dëshiroj të komentoj. Por, në qoftë se është e vërtet se BE-ja e shef këtë ligj me favor për një vend që e ka hequr imunitetin - kjo do të ndihmojë Shqipërinë në integrimin në BE dhe do jete një hap pozitiv për Shqipërinë", është shprehur Engel.
Ndërsa lidhur me marrjen e statusit, Engel deklaroi dhe një herë mbështetjen e tij ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, duke u shprehur se dëshiron ti shohë të dyja në Bashkimin Evropian. "Unë gjithmonë kam qenë në favor për statusin e kandidatit të BE-së për Shqipërinë, edhe këtë vjeshtë në 100 vjetorin e pavarësisë së së Shqipërisë. Unë dëshirojë të shohim Shqipërinë dhe Kosovën si anëtare të BE-së dhe anëtare të NATO-s së bashku. Unë mendojë se BE-ja është e rëndësishme për Shqipërinë dhe Shqipëria duhet të jetë në BE dhe pas Shqipërisë, edhe Kosova të jetë në BE", theksoi Eliot. Për kongresmenin amerikan Shqipëria ka bërë ndryshime të dukshme në këto 20 vjet si në aspektin ekonomik dhe atë politik. /Start/
2012-08-06 08:59