Imuniteti, PS në seancë vetëm për debat

Deputetët e Partisë Socialiste u mblodhën sot në selinë rozë pak minuta para nisjes së seancës parlamentare për imunitetin. Gjatë mbledhjes u vendos të shkohet në sallë e kuvendit, për tu bërë pjesë e debatit.
Opozita prej javësh i ka bërë apel mazhorancës të mos votojë në 6 gusht heqjen e imunitetit, por ta shtyjë për në shtator, ku të votohet e gjithë paketa e propozuar prej socialistëve për ndryshimet e tjera kushtetuese që lidhen me sistemin e Drejtësisë.
Ndërkohë shumica prej ditësh të tëra po e akuzon opozitën se gjithshka po e bën për të penguar statusin e vendit kandidat.
Seanca e sotme e parlamentit vështirë se mund të sjellë ndonjë të papritur përvecse do të kthehet në skenën ku gjithcka sa palët kanë thënë ndaj njera tjetrës në këto ditë, do të përsëriten sërish brenda asaj salle.