E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ndëshkim kultivuesve të narkotikëve. Shpërblim denoncuesve

Ndeshkim maksimal, per kultivuesit e bimeve narkotike dhe ne vecanti per kryetaret e komunatve qe nuk b/punojne me policine. Gjate takimit me drejtues te policise, kryemistri berisha premtoi shperblim per te gjithe ata qe do te denoncojne parecelat me hashash.

“Drejtoria e Policisë së Shkodrës, drejtoria e Policisë së Gjirokastër, drejtoria e Policisë në Fier, etj., nuk e kanë kaq të komplikuar. Ai që mbjell cannabis në oborr kryen një krim dhe duhet të përballet me ligjin kudo që të ndodhet. Do ta shpallim përparësi madhore dhe do ta shpërblejmë, sepse ju sigurisht që duhet tu tregoni qytetarëve angazhimin e plotë dhe total të qeverisë në investimet në komunat e tyre” tha Berisha.

Lufta kunder kultivimit te lendeve narkotike, konsiderohet si prioritete nga qeveria ne kushtet kur vendi pret te perfitoje nga liberalizimin e vizave. “Objektivi ynë është çrrënjosja e plotë e këtij fenomeni në Republikën e Shqipërisë. Vetëm dy javët e fundit Policia e Shtetit ka sekuestruar afro dy tonë kanabis sativa. Raportet ndërkombëtare flasin qartë për një ulje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme të sasisë së drogës të kultivuar në Shqipëri që arrin të tregtohet jashtë kufijve të republikës” tha Basha.

Komunat Shllak dhe Demal ne Shkoder, Lazarat ne Gjirokaster, Nikel ne Durres, Cakran, Hekal, Patos ne Fier dhe Helmes dhe Brahaj ne Vlore konsiderohen nga policia si zonat kryesore te kultivimit te bimeve narkotike. Apeli i kryeministrit per ndeshkim te kultivuesve dhe te zgjedhurve lokale, pritete te jete prioriteti i policise. Me pak se 5 te zgjedhur vendore jane kallezuar penalisht pais nuk zbatuan ligji qe i detyron ata te denoncojne rastet e kultivimit ne territoret e tyre.

“Përgjegjësia më e madhe bie tek ajo, e cila punën e saj duhet ta masë çdo ditë me qëndrimin ndaj ligjit. Zoti drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, unë ju ftoj të bëni një analizë se sa qeveritarë vendorë keni çuar për ndjekje penale? Në qoftë se ligji ka mangësi urdhëroni ta plotësojmë. Por unë druaj se numri i tyre është i kufizuar” tha Berisha.

Denada Shkodrani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›