E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, Gjiknuri: Vendimet e njëanshme politike nuk janë kompromis

Zgjidhja e krizes po behet e pamundur per shkak te sjelljes se mazhorances tha deputeti socialist Damian Gjiknuri duke iu referuar ngritjes se komisionit hetimor te njeanshem.

“Gjetja e kompromisit bëhet e pamundur për aq kohë sa mazhoranca, jo vetëm ndërmerr veprime për ngritje pseudo komisionesh hetimore si ai i ditës së premte, por edhe përpiqet me kokëfortësi dhe pa asnjë sens llogjike t'u mbushë mendjen partnerëve ndërkombëtarë se votimet politike të njëanshme mund të quhen kompromis. Nuk mund të këte kompromis që themelet i ka në veprime arbitrare, të ndërmarra nën diktatin e kartonëve, të cilat jo vetëm janë në kundërshti të plotë me rregullat e parlamentarizmit, por përbëjnë edhe një shkelje të hapur të ligjit dhe Kushtetutës” tha Gjiknuri.

Socialistet nuk do te paraqiten ne komisionin hetimor te miratuar te premten, dhe deri ne nje kohe te pacaktuar ky komision nuk do te mblidhet. Ne qendrimin e tyre socialistet jane terhequr nga rinumerimi i fleteve te votimit dhe tashme synojne verifikimin e materialeve zgjedhore. Propozimi i mazhornaces per angazhimin e 100 prokuroreve qe do te kene mundesi te hapin kutite e votimit eshte hedhur poshte nga opozita, qe po pergatitet per protesta.

Dorian Kodra

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›