E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klosi kundër bojkotit: I shërben vetëm Sali Berishës

Bojkoti total i kuvendit nuk eshte me zgjidhja me e mire per socialistet. Sekretari organizativ ne PS, Blendi Klosi thote se mungesa e deputeteve ne keto momente ne kuvend i sherben Sali Berishes, ndersa shton se bojkoti tashme, i dha frytet e tij.

"Sali Berisha eshte me i interesuar se kush, qe ne te jemi jashte parlamentit, qe opozita shqiptare te mos beje jeten e saj reale, sepse kjo menyre qofte dhe ballafaqimi dy ditor tregoi shume e shume probleme qe kjo qeveri ka. Prandaj mendoj qe gjithe kete kosto Sali Berisha e merr mbi vete. Bojkoti i ka dhene frytet e tij, PS tashme ndihet shume me ne kauzen e saj, shume here me e forte per sa i perket raportit me kedo. Nuk mendoj se ka me asnje shqiptar, apo qofte dhe partnere nderkombetar tek te cilet mos te jete e bere e qarte qe Sali Berisha ti kete vjedhur zgjedhjet, dhe frika per zbulimin e se vertetes elektorale eshte ajo frike qe e mban akoma Sali Berishen kryeminister", tha Blendi Klosi, sekretar organizativ ne PS.

Asambleja kombetare e socialisteve te shtunen do te diskutoje mbi protestat, pranine e kushtezuar te deputeteve ne kuvend dhe ndryshimet ne statut per te cilat pritet me pas edhe mbledhja e kongresit.

"Ne jemi ne fazen e pergatitjes se ndryshimeve ne statut, te cilat do te jene pjese e diskutimit te brendshem te jetes se partise. Kemi dhe nje kongres qe do te miratoje keto ndryshime ne statut, ne nje moment te caktuar qe asambleja do ta percaktoje", vijoi Klosi.

Protestat do te nisin ne qytete te ndryshme te vendit dhe do te permbyllen ne nje proteste me te madhe ne Tirane, gjate asaj qe Klosi e quan nje periudhe te stuhishme protestash. "Protestat do te jene ne cdo cep te Shqiperise per te perfunduar ne Tirane. Ne tashme jemi shperndare ne gjithe vendin duke kontaktuar gjithe strukturat e partise dhe duke i pergatitur ato per nje pranvere te stuhishme protestash", tha ai.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›