E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turbekulozi, rastet e reja në zonat e varfëra

Cdo vit vendi yne shenon mbi 400 raste te reja te pacienteve me semundjen infektive te turbekulozit. Mjeket shqiptare ne diten boterore te luftes ndaj kesaj patologjie, ngrejne shqetesimin se zonat veriore dhe ato verilindore, te cilat cilesohen si zona te varfera ekonomikisht, kane dhe numrin me te larte te te prekurve, si dhe paraqesin nje risk me te larte.

"Sot ne Shqiperi ka rreth 470 raste te reja, ka problematiken e vet. Tuberkulozi eshte semudje infektive, por ka karakter te shprehur social. Kjo do te thote qe kjo semundje eshte e lidhur ngushte me varferine. Ku ka varferi ka tuberkuloz. Nese i hedhim nje sy hartes se tuberkulozit, do te shohim qe ne vendet e veshtira ekonomikisht, ne zonat verilindore, ajo pjesa qe ka ardhur nga keto zona jane pjesa me e prekur e popullates", thote Hasan Hafizi, mjek kordinator i programit kombetar te turbekulozit.

Por nese vite me pare semundja e turbekulozit, kapej ne stadet e hershme te saj ne dispanceri, tashme ato do te kalojne ne nje rol dytesor, per tja lene vendin sipas mjekeve, spitaleve por edhe mjekut te familjes ne zonat rurale.

"Tani politika jone kryesisht mbeshtetet te kontrolli i mjekimit dhe kjo do te thote qe numri i personelit te dispanserive do te jete i reduktuar. Por kjo njekohesisht nuk perballon kontrollin e mjekimit ne fshatra, dispanserite do te mbesin perseri qendra teknike-diagostike per turbekulozin ndersa ne periferi duhet te angazhohet patjeter dhe mjeku i familjes", vijon Hafizi.

Koordinatori i programit kombetar per turbekulozin ne vendin tone, nderkohe ngre dhe shqetesim se pacienteve qe jane te prekur nga kjo semundje, duhet tu jepet asistence sociale, pasi shumica e tyre jane te pasiguruar nga ana shendetesore.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›