E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Ndëshkimin më të rëndë për krimin

Kreu i qeverisë, Sali Berisha në një prononcim për mediat pas homazheve për katër policët e vrarë shprehu ngushëllimet më të thellla dhe mbështetjen e plotë për familjarët, të afërmit dhe miqtë e katër efektivae të policisë. Kryeministri e konsideroi jashtëzkonisht të dhimbshme rënien e katër policëve, por sakrifica e tyre, sipas tij, është dëshmi e vullnetit të hekurt të policisë për të shtypur krimin e organizuar. "Ky krim i shëmtuar i një bande kriminale që do marrë ndëshkimin më të madh nga organet e drejtëisë, nuk do të cënojë aspak vendosmërine forcave të rendit për t'i dhënë krimit të organizuar përgjigjen me zero tolerancë", theksoi Berisha. Sali Berisha u shpreh se Dritan Dajti ishte një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe një kërcënim i madh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›