Homazhe për katër policët e vrarë në krye të detyrës

Në Pallatin e Kongreseve po zhvillohen homazhe në nderim të katër policëve të vrarë në krye të detyrës. Katër trupat e efektivëve të policisë janë vendosur njëri pranët tjetrit të mbuluar me flamurin kombëtar. Miq të afërm, por edhe zyrtarë të lartë do të bëjnë homazhe në nderim të të rënëve, të cilët ditën e djeshme u nderuan si "Dëshmorë të Atdheut". Ka qenë Avokati i Popullit ai që nisi homazhet. Për të nderuar policët e vrarë ka bërë homazhe kryeministrit Sali Berisha, kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, si dhe ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Efektivat e policisë janë nderuar edhe nga kreu i LSI-së, Ilir Meta, kryetarja e grupit parlamentar në PS, Valentina Leskaj dhe sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në selinë rozë, Arta Dade po zhvillojnë homazhet e tyre në Pallatin e Kongreseve në nderim te efektivëve të policisë të rënë në krye të detyrës.
Katët efektivët e policisë do të varrosen në varrezat "Dëshmorët e Kombit". Katër policët Fatos Xhani,
Altin Dizdari, Saimir Duçkallari dhe Kastriot Feskaj u vrarë dje në krye të detyrës gjatë arrestimit të të shumëkërkuarit Dritan Dajti.