Berisha: Ndihma, banoret te zgjedhin
Kryeministri Berisha vizitoi paraditen e djeshme shtabin e emergjences per tragjedine e Gerdecit te ngritur ne Bashkine e Vores. Keshtu, Berisha theksoi nga Vora se qeveria ishte e gatshme te hartonte nje plan urbanistik per rindertimin e fshatit te Gerdecit. Nga ana tjeter, Berisha theksoi se ka perfunduar vleresimi i plote i demtimeve ne zone dhe tashme pritet te nise edhe vleresimi financiar. Po keshtu, Kryeministri theksoi se ushtria ka shperndare te gjitha ndihmat e akorduara nga emergjenca civile dhe bashkia per te gjitha familjet e zones. Nga ana tjeter, Berisha theksoi se qeveria do te merrte nje vendim per te shperblyer te gjithe ata punonjes, te cilet ishin ne pune dhe shpetuan diten e tragjedise. Po dje, Kryeministri Berisha zhvilloi nje vizite ne Spitalin Ushtarak, ku u njoh me nga afer me gjendjen e te plagosurve qe kurohen atyre. Berisha zhvilloi biseda te drejtperdrejta me te semuret dhe u premtoi mbeshtetjen e qeverise.
Plani
Kryeministri Berisha deklaroi dje ne Vore se qeveria ishte e gatshme te bente nje plan urbanistik per kthimin ne normalitet te fshatit Gerdec. "Nese banoret do te ishin dakord t'u ndertonim fshatra te reja, sipas nje plani urban, atehere me shpejtesi duhet te angazhojme te gjitha institucionet per hartimin e planit, regjistrimin e tokes dhe kryerjen sa me shpejt te te gjitha procedurave", deklaroi Berisha. Por, nga ana tjeter, ai theksoi se gjithsesi banoret e zones do t'i merrnin ne dore parate per ndertimin e shtepive te demtuara nga tragjedia e Gerdecit. Por, sipas Berishes, edhe nese banoret nuk do te pranonin nje plan urbanistik nga ana e qeverise do te nxitohej per heqjen e rrenojave, ne menyre qe sa me shpjet te ishte e mundur te fillohej rindertimi i banesave te demtuara.
Demet
Komisionit Nderministror te Emergjencave Civile perfundoi dje procesin e vleresimit te demeve materiale te shkaktuar nga tragjedia e Gerdecit, duke i hapur rruge llogaritjes financiare te demeve ne Gerdec. Sipas ketij vleresimi, nga tragjedia e Gerdecit jane demtuar 4200 banesa, nga te cilat 412 banesa jane shkaterruar plotesisht dhe 3800 te tjera paraqesin demtime te mesme apo te lehta. Dje filloi edhe vleresimi financiar, ne baze te dosjeve te perpiluara nga grupet e eksperteve dhe te firmosura nga te gjithe kryetaret e familjeve, pronare te objekteve te demtuara. Grupet e vleresimit financiar do te perbehen nga nje numer i madh ekspertesh te specializuar nga ALUIZNI, Enti Banesave dhe prefektura e Tiranes. Kryeministri Berisha ka perseritur se qeveria do te kompensoj te gjithe demin financiar te shkaktuar nga tragjedia e Gerdecit dhe jo vetem per familjet, por edhe per bizneset e demtuara.
Ndihmat
Kreu i qeverise, Berisha informoi nga Bashkia e Vores se ushtria ka shperndare te gjitha ndihmat e akorduara nga emergjenca civile dhe bashkia per te gjitha familjet e zones.
Gjithashtu, Berisha informoi se dje Bashkia e Vores ka shperndare ndihmat per familjet e viktimave, si dhe ka nisur shperndarja e ndihmave te per te gjitha familjet qe kane humbur shtepine, si dhe per ata, shtepite e te cileve jane te rrenuara apo te demtuara rende. Berisha u shpreh se kesaj kategorie te demtuarish, i shtohen me nje vendim te vecante, te Keshillit te Ministrave edhe punonjesit te cilet ishin ne pune dhe mbijetuan. Ndihma te medha ushqimore per banoret e zones se Gerdecit jane shperndare edhe nga organizatat humanitare qe veprojne ne Shqiperi.
SSSASS