E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dekreti i Topit, tani do te pergjojne dhe policia e Ministria

Policia e Shtetit si dhe Sherbimi i Kontrollit te Brendshem kane te drejte, nga dita e sotme, te pergjojne bisedat telefonike. Zyrtarisht, ligji aq i debatuar "Per Pergjimet Telefonike", hyn ne fuqi, pasi dje mori dhe firmen e Presidentit te Republikes, Bamir Topi. Kreu i shtetit pranoi te dekretoje nismen ligjore te qeverise, qe shton strukturat qe lejohen te kryejne pergjime, pervec Prokurorise dhe Sherbimit Informativ Shteteror qe e kishin kete te drejte. "Dekretoj shpalljen e ligjit nr. 9885, date 03.03.2008 "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9157, date 04.12.2003 "Per pergjimin e telekomunikimeve", thuhet ne sitin zyrtar te Presidences. Ligji qe u aprovua nga Topi i jep te drejten Policise se Shtetit qe te kryeje pergjime telefonike, si dhe Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Rendit. Te drejte qe deri me sot e kishin Prokuroria e Pergjithshme dhe SHISH. Nisma e qeverise u kundershtua ashper jo vetem nga opozite gjate shqyrtimit ne komisionet parlamentare, por edhe nga deputete aleate te qeverise, si Jak Ndokaj, PDK dhe Artur Hasanbelliu, PR. Deputetet e opozites, anetare te Komisionit te Sigurise si Petro Koci e Pirro Lutaj, kundershtuan zgjerimin e sferes se pergjimit, pasi, sipas tyre, nje gje e tille do te lejoje abuzimet. Sipas opozites, duke qene se operatoret qe marrin persiper administrimin e pergjimeve shtohen, atehere hapesirat per te abuzuar jo vetem politikisht, por edhe me te drejtat dhe lirite e njeriut, jane me te medha. Per kete arsye, te majtet votuan kunder ligjit. Ne krah opozita ne komision kishte dhe anetare te mazhorances si Jak Ndokaj, i PDK dhe Artur Hasanbelliu, i PR, te cilet kerkojne qe te perfundoje me pare hetimi parlamentar i ngritur nga Kuvendi per pergjimet e paligjshme, me pas te diskutohen ndryshimet ne ligj. Per sqarime deputetet zhvilluan dhe disa seanca degjimore me ministrin e Telekomunikacioneve, Sokol Olldashi, kreun e SHISH, Bahri Shaqiri dhe ministrin e Brendshem, Bujar Nishani. Ministri Olldashi u shpreh ne komision dhe Kuvend se ndryshimet e qeverise nuk sjellin ndonje te re te madhe. Sipas ministrit, edhe me ligjin aktual, institucionet qe kane te drejte te kerkojne pergjime telefonike jane SHISH, Policia e Shtetit, por edhe Sherbimi i Kontrollit te Brendshem. E vetmja pjese ne projektligj, per te cilen opozita ishte dakord ishte ajo qe pajisja e pergjimit te jete ne Prokurorine e Pergjithshme. Ndryshimet ne ligjin per "Pergjimet Telefonike", synojne qe te zgjerojne rrethin e institucioneve qe kane te drejte te pergjojne telefonatat. Keshtu, pervec SHISH dhe Prokurorise se Pergjithshme, e drejta e pergjimit i jepet edhe seksionit te pergjimeve te Policise se Shtetit dhe Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Brendshme. Ne keto dy struktura do te shtohen edhe punonjes te posacem per te kryer pergjimin.
SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›