Berisha: Ndjekje penale për abuzuesit e energjisë
Kryeministri Berisha paralajmëron sanksione të rënda për abuzuesit e energjisë elektrike. "Fajtorët" që do të lënë qytetarët pa energji do të mbajnë përgjegjësi dhe do të ndiqen penalisht nga Ministria e Brendshme. Dje, Kryeministri bëri me dije se qeveria do të mbajë qëndrime më të rrepta ndaj ndërprerjeve abuzive të energjisë. "Në rast se ndonjë drejtues lokal bën ndërprerje të energjisë në kundërshtim me orientimin konstant të qeverisë për zero ndërprerje që nga viti 2007, ndaj tyre të mbahen qëndrimet më të rrepta deri dërgimin e tyre për ndjekje penale", tha Berisha. Shefi i qeverisë kërkoi që ndërprerjet për riparime në rrjet të njoftohen në kohë dhe me përpikëri në mediat lokale.
Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Berisha, pasi kritikoi ashpër dhe i konsideroi të papranueshme disa probleme në funksionimin e furnizimit me energji në disa zona të caktuara, i kërkoi ministrit të Brendshëm verifikimin nga prefektët të këtyre problemeve. Kryeministri Berisha kërkoi që çdo ndërprerje për motive riparimi të linjave të njoftohet në mediat lokale, duke dhënë me përpikëri orën dhe datën e ndërprerjeve. Ai shtoi se ndaj atyre që nuk zbatojnë këto praktika do të mbahen qëndrimet më të rrepta administrative.
Kryeministri ngarkoi ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe ministrin e Brendshëm për të mbikëqyrur këtë çështje.